About: http://data.cimple.eu/claim-review/763efd46df476a134138e982b0d397c3cb225274fd2bf335bfadfbdf     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena me lot e Gazmend Muhaxherit Deklarata “Këta munden me provu me ndal [projektin BOREA], po unë po garantoj që këtë mandat e mbarojmë edhe atë në vitin tjetër fillon në dhjetor kemi me skijua domethënë në qendër” Vlerësimi Rrenë Projekti BOREA nuk u realizua në kohën e premtuar nga Gazmend Muhaxheri. Punimet në projekt janë pezulluar dhe nuk dihet kur do të fillojnë. Artikulli Projekti gjigand për një qendër turistike në Pejë ishte kryefjala e premtimeve në fushatën zgjedhore lokale ku po kandidonte Gazmend Muhaxheri. Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, Muhaxheri tha se do ta ndërtojë një resort turistik nga i cili nuk do të përfitonte vetëm qyteti i Pejës por edhe komunat për rreth. Madje, Muhaxheri kishte thënë që ndërtimi i projektit “Borea” do të përfundonte deri në fund të vitit 2019. “Kujtoje atë të Mater Luter Kingut, I HAVE DREAM, thotë Luteri për barazinë, unë po them, unë e kam pa një ëndërr, por është ëndrra e qytetarëve të Pejës, është ëndrra e njerëzve më të devotshëm në këtë qytet, është njerëzit që kanë punu me ngulm që kjo me u ndërtu. Ka pas kundërshtime të mëdha, që këta qytetarë të Pejës nuk mujnë me kuptu. Këta munden me provu me ndal, po unë po garantoj që këtë mandat e mbarojmë edhe atë në vitin tjetër fillon në dhjetor kemi me skijua domethënë në qendër”, kishte deklaruar Gazemnd Muhaxheri në emisionin “Jeta në Kosovë”. Në fakt, punimet për projektin turistik edhe nisën. Ai u pa fort i emocionuar kur ekskavatorët nisen punën në shtator të vitit 2018. Madje, Gazmend Muhaxherin e tradhtuan emocionet kur filluan punimet në projektin e BOREA-s në shtator të vitit 2018. ”Ky projekt po ndërtohet që një ditë…(emocione), që një ditë, Agoni, Keoni, Tea, Ajani dhe shkokët e tyre, të kenë shancën me ëndërru një andërr më të madhe.., të kenë mundësinë që ata që ata që lindin në këtë qytet të madh të kujtojnë këtë ditë….see, andrrat e tyre të mëdha do të realizohen…” Por, kur kanë kaluar më shumë se dy vjet kur premtoi ndërtimin e qendrës”, punimet për ndërtimin e projektit turistik duken larg. Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri në një pëgjigje për KALLXO.com ka thënë se ndërtimi i punimeve nuk po vazhdon për shkak se një leje nuk ia ka dhënë Ministria e Ambientit. “Sepse Ministria e Planifikimit Hapësinor nuk ka jap pëlqim mjedisor, me arsyetimin se nuk është votuar ende harta e parkut nacional”, ka thënë Gazmend Muhaxheri. Në një përgjigje për KALLXO.com, Minisria e Ambientit ka thënë se parcelat ku është paraparë ndërtimi i projekti i Boreas është në zonën e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna”. Sipas ministrisë, plani hapësinor për Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna ende nuk është aprovuar, për këtë edhe janë pezulluar lejet për ndërtime. “Instituti i Planifikimit Hapësinor rekomandon që lënda mos të shqyrtohet deri në aprovimin e dokumentit në fjalë andaj Deklarohet i pezulluar procedimi adminstrativ i kërkesës për Pëlqim Mjedisor me nr.prot.: 19/1965/2-287/DMMU, të kompanisë “ Fileit”L.L.C. Pejë, për Pëlqim Mjedisor për Kompleksi i hoteleve dhe stacioni i teleferikut (Qendra turistike Borea), në Bellopojë, Komuna e Pejës”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Ambientit. Në vitin 2017, Komuna e Pejës zgjedhi që një kompani në pronësi sllovene dhe korzenciomi italiano-franceze, “Leitner Ag Spa- Filav Sa” për investimin në projektin turistik “Borea”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software