About: http://data.cimple.eu/claim-review/768c61e3427a9b5f6588f70ff376873ab5aff0bdea5eeaaf380aee81     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë për shërimin e dhimbjeve nervore të shiatikut Deklarata “Konsumoni 1 lugë nga ky përbërës për vetëm 14 ditë dhe do të kuroni këto sëmundje” Vlerësimi Rrenë Video e bashkangjitur në artikullin me titull: “Konsumoni 1 lugë nga ky përbërës për vetëm 14 ditë dhe do të kuroni këto sëmundje” ka përmbajtje të rreme. Neurokirugët thonë se dhimbjet e shiatikut nuk mund të shërohen me receta të tilla, mirëpo duhet të trajtohen me medikamente të përshkruara nga specialistet ose me operacion nëse nuk ka elemente operative. Artikulli Më 22 qershor 2023, faqja e Facebookut “Autochthonus Shqipe” ka shpërndarë një artikull të uebfaqes “KapeLajmin” me titullin “Konsumoni 1 lugë nga ky përbërës për vetëm 14 ditë dhe do të kuroni këto sëmundje”. Artikulli pretendon se zierja e qumështit me hudhër shëron dhimbjet nervore të shiatikut brenda 14 ditëve. Në artikull dhe në video, faqja nuk i referohet ndonjë mjeku apo punimi shkencor për t’i mbështetur pretendimet e tyre. Po ashtu edhe personi që gjoja është shëruar brenda 14 ditëve është anonim. KALLXO.com ka kontaktuar me dy neurologë për të parë nëse janë të vërteta pretendimet për shërim të dhimbjeve të shiatikut brenda 14 ditëve. Neurokirurgu Besnik Elshani i kontaktuar nga KALLXO.com thotë se kjo nuk është një metodë shkencore, por metodë popullore për të cilën nuk ka një mbështetje shkencore që shëron dhimbjet shiatike. Elshani ka thënë se dhimbjet e shpinës, që vërtetohet përmes fotografimeve, s’ka përbërës të tillë (recetë) që e shërojnë. Ai tha se nëse sëmundja e shiatikut ka elemente operative, duhet patjetër që të bëhet operacion. Kurse, në rastet kur nuk ka elemente operative, atëherë trajtimi duhet të bëhet me medikamente e jo me receta që nuk i njeh shkenca. KALLXO.com ka kontaktuar edhe neurologun Blerim Myftiu. Myftiu ka konfirmuar që një recetë e tillë nuk përshkruhet nga doktorët, e që po ashtu kjo recetë nuk gjendet në protokollet mjëksore. “Doktorët nuk e përshkruajnë si recetë dhe nuk gjendet në protokollet mjekësore” – ka thënë Myftiu. Ai gjithashtu ka thënë se për një shërimin e dhimbjes nervore të shiatikut duhet të konsultohet doktori. “Duhet mendimi neurologut dhe neurokirurgut” – ka shtuar Myftiu.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software