About: http://data.cimple.eu/claim-review/769d9ea9274ebe1e210570c2f044e8a64d671fce9caf2443753e7fe9     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video me deklaratën e rremë që i mveshet Kurtit Deklarata Kurti deklaron: Shpresojmë të arrijmë te mbërrijm aty ku ishte Thaqi 2013 Perndryshe nau kajt Nana Vlerësimi Rrenë Publikimi me përmbajtjen “Kurti deklaron: Shpresojmë të arrijmë te mbërrijm aty ku ishte Thaqi 2013 Perndryshe nau kajt Nana” është i pavërtetë. Krypometër me burime zyrtare ka konfirmuar se Kryeministri Albin Kurti nuk e ka thënë një deklaratë të tillë. Artikulli Më 16 shtator 2023, faqja e Facebook-ut Drenica Graphic (arkiva) ka publikuar një video në të cilën shihet një moderator i lajmeve. Në video është bashkëngjitur një fotografi e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ndërmjetësit të dialogut nga Bashkimi Europian, Josep Borrell e Mirosllav Lajçak. Në material gjithashtu është vendosur një mbishkrim “Kurti deklaron: Shpresojmë të arrijmë te mbërrijm aty ku ishte Thaqi 2013 Perndryshe nau kajt Nana”. Krypometër ka kontrolluar faktet e paraqitura në këtë informacion dhe ka kontaktuar me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka për të sqaruar vërtetësinë e deklaratës. Manxhuka mohon se kryeministri Kurti të ketë bërë një deklaratë të tillë dhe ka thënë se mbishkrimi është i rremë. “Këto janë fake news i radhës në kuadër të luftës hibride”- tha Manxhuka për Krypometrin më 9 nëntor 2023. Krypometër ka verifikuar edhe deklarata të tjerë të dhëna nga kryeministri lidhur me këtë temë. Më 07 nëntor 2023, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka deklaruar se drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pakrahasimisht më i avancuar se sa ai i vitit 2013. Këtë deklaratë e tha Kurti para gazetarëve teksa shtoi se vërejtjet dhe kritikat e tij ia ka përcjellë edhe emisarit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak. “Ky është draft krejtësisht tjetër, është pakrahasismisht më i avancuar por kjo nuk do të thotë që ne jemi të kënaqur, andaj edhe unë i kam dërguar vërejtjet dhe kritikat e mia. Nuk kam çfarë i shtoj deklaratës time që e kam thënë në Kuvend“- tha Kurti. Ai theksoi se ka pranuar ta nënshkruajë dokumentin dhe se për shkak të konfidencialitetit të draftit, nuk mund të flasë se cilat janë vërejtjet dhe kritikat e tij.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software