schema:text
| - Titulli i pasaktë se presidenti serb ‘del nga vetja’ pas deklaratave të kancelarit gjerman
Deklarata
“Kelyshi” Vuçiq del nga vetja pas asaj qe tha Kancelari Gjerman per Kosoven dhe Serbine sepse ai tha qe..”
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli në fjalë nuk ka asnjë argument apo thirrje që dikush e ka quajtur këlysh presidentin e serbisë. I njëjti artikull nuk ka asnjë përmbajtje e cila e argumenton pretendimin se presidenti serb ka dalë nga vetja. Deklarata në fjalë ka qenë deklaratë normale e zhargonit të ndjekur nga qeveritarët serb në vitet e fundit.
Artikulli
Në faqet e internetit “news308media.com” me datën 21 shkurt 2022, dhe në “active24news.com” më 31 gusht 2022 është publikuar një përmbajtje me titullin “Kelyshi” Vuçiq del nga vetja pas asaj qe tha Kancelari Gjerman per Kosoven dhe Serbine sepse ai tha qe..”.
E njëjta përmbajtje është shpërndarë në disa faqe të Facebook-ut; Lexo Sot më 21 shkurt 2022, Floria, Rubrika, Aktuale.al, Gazeta IN dhe Lajmet e Përditshme, më datën 31 gusht 2022.
Përmbajtja i referohet një reagimi të presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq, ndaj një deklarate të kancelarit gjerman, Olaf Scholz se “NATO intervenoi për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë”.
Nga kjo deklaratë, sipas titullit që është shpërndarë, thuhet se presidenti serb “del nga vetja”, por kjo nuk mbështet në artikull.
Më 19 shkurt 2022, siç ka raportuar media serbe Novosti.rs, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se atë e ka befasuar deklarata e kancelarit gjerman Olaf Scholz, në konferencën e përbashkët për media me presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, kur tha se NATO e bombardoi e Serbinë gjatë vitit 1999 për ta parandaluar gjenocidin në Kosovë.
“Nuk do të doja ta përkeqësoja pozitën e Serbisë. Unë e konsideroj Olaf Scholz një politikan serioz, por jam i befasuar me deklaratën e tij se ‘NATO ndërhyri në vitin 1999 për të parandaluar gjenocidin në Kosovë’.
|