About: http://data.cimple.eu/claim-review/777e3bdacdce035ef33038bc8aa1a3d679fa3a257977cd5facc52d5e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë për DokuFest Deklarata Përfitimet të cilat i’a ka sjell shoqërisë tonë “Dokufesti” Vlerësimi Rrenë Materiali i publikuar në Facebook me përshkrimin “Përfitimet të cilat i’a ka sjell shoqërisë tonë “Dokufesti”, përmes të cilit bëhet ndërlidhja se dhunimi i një 8 vjeçari që ka ndodhur në Prizren ka qenë i motivuar nga festivali DokuFest, është e pavërtetë. Prokuroria e Prizrenit ka konfirmuar se ngjarja nuk ka asnjë lidhje me festivalin DokuFest. Artikulli Me datë 19 Gusht 2023i, faqja “Gjurmëve” në Facebook ka postuar një video të ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku që shpjegon procesin për mbarëvajtjen e festivalit të njohur DokuFest. Çeku ishte mysafir i ftuar në emisionin Debatplus me datën 14 Gusht të këtij viti. Në këtë paraqitje Çeku ka folur edhe për festivalin e filmit DokuFest. Me datë 19 gusht 2023 faqja “Gjurmëve” ka shpërndarë një material nga kjo intervistë të cilit gjatë editimi i është shtuar një kapje e fotografisë nga një lajm i publikuar në gazetën Sinjali. Postimi ëshë shoqëruar me mbishkrimin “Përfitimet të cilat i’a ka sjell shoqërisë tonë “Dokufesti”. Krypometri me datë 29/08/2023 ka kontrolluar artikullin e gazetës Sinjali i cili është publikuar me datë 19 gusht 2023. Artikulli në përmbajtjen e tij nuk përmend se ngjarja në të cilën dyshohet se një person e ka dhunuar një tetë vjeçar ka pasur lidhje me festivalin DokuFest. Për të verifikuar edhe më tutje nëse kjo ngjarje që është raportuar në Sinjali ka lidhje me festivalin DokuFest, Krypometri ka kontaktuar Prokurorinë e Prizrenit. Admir Shala, kryeprokuror i Prizrenit, në një deklaratë për Krypmetër ka thënë se hetimet e prokurorisë nuk kanë ndonjë provë që kjo ngjarje ka lidhje me festivalin. “Arrestimi i këtyre njerëzve nuk ka të bëjë me Dokufest dhe ne nuk kemi asnjë provë që kjo ngjarje është motivuar nga ky festival”- ka thënë Shala në deklaratën e datë 29/08/2023. Kosova është përballur me një fushatë të lajmeve të rreme kundër festivalit DokuFest.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software