About: http://data.cimple.eu/claim-review/7798f3d66b20fffde8321708662e6df231c5eae4679d9080e60d5a9a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Vuçiq po kërkon të hapë luftë me NATO Deklarata Alarm në Beograd, Vuçiq po kërkon të hapë luftë me NATO, ja prapaskenat e marrëveshjes në Bruksel dhe tmerri që do të përjetojë Serbia nëse nuk njeh Kosovën Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “Alarm në Beograd, Vuçiq po kërkon të hapë luftë me NATO, ja prapaskenat e marrëveshjes në Bruksel dhe tmerri që do të përjetojë Serbia nëse nuk njeh Kosovën” është i rremë. Në artikull nuk është dhënë asnjë fakt dhe burim kredibil që tregon se Vuçiq është duke tentuar të hyjë në luftë me NATO-në. Nuk është argumentuar as “Alarmi në Begrad” që konstatohet në titull. Për më tepër fotografia e cila është përdorur nuk lidhet aspak me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, pasi në fotografi janë Vuçiq si dhe disa ushtarakë duke shikuar ndeshjen e futbollit në mes të Serbisë dhe Brazilit më 24 nëntor 2022 në kuadër të Kampionatit botëror që po mbahet në Katar. Artikulli Më 26 nëntor 2022, faqet e internetit Gazeta Bota Sot dhe Agjencia e Lajmeve Sot News kanë publikuar lajmin me titull “Alarm në Beograd, Vuçiq po kërkon të hapë luftë me NATO, ja prapaskenat e marrëveshjes në Bruksel dhe tmerri që do të përjetojë Serbia nëse nuk njeh Kosovën”. Titulli të cilin këto faqe e kanë zgjedhur për lajm nuk përkon me pjesën tjetër të lajmit e as me fotografinë me të cilën është shoqëruar lajmi. Në artikull nuk është dhënë asnjë sqarim apo referim në burime kredibile sa i përket “alarmit në Beograd” apo me konstatimin që Vuçiq po kërkon të hapë luftë me NATO-në. Përpos titullit që përmend alarmin dhe luftën e Serbisë me NATO-në, artikulli është ilustruar me një fotografi në të cilën shihet Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq në një bazë ushtarake. Fotografia e përdorur nuk lidhet aspak me dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, pasi në fotografi janë Vuçiq si dhe disa ushtarakë duke shikuar ndeshjen e futbollit në mes të Serbisë dhe Brazilit të mbajtur në kuadër të botërorit në Katar. Teksti më pas e sqaron fotografinë dhe kontekstin e saj, por jo edhe titullin e përdorur në lajm. Ndeshja mes Serbisë dhe Brazilit ka qenë më 24 nëntor 2022 në kuadër të Kampionatit botëror që po mbahet në Katar.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software