About: http://data.cimple.eu/claim-review/77cadc49a5d4a90540b550c4999f6e61e9f507001f7ca2f4b7f55b30     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pesë shkolla presin Shpend Ahmetin Deklarata Shpend Ahmeti: I kemi pesë shkolla të reja që fillojnë në vitin 2018 dhe po mundohemi që ta kyçim edhe shkollën e muzikës në këtë projekt që është nënshkruar me Bankën Botërore. Nëse fillojnë do të përfundojnë për 18 muaj. Pesë shkolla fillojnë në 2018 Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti e kishte vendosur në top prioritetet e tij ndërtimin e 5 shkollave në tërë Komunës, që do të financohen përmes një kredie të Bankës Botërore. Ahmeti kishte marrë shumë kritika se në mandatin e parë nuk ka investuar në infrastrukturën shkollore. Meqë premtimi i Ahmetit është i rëndësishëm për qytetarët që jetojnë në kryeqytet, Krypometri do ta përcjellë nëse ai do ta mbajë fjalën e dhënë që ndërtimi të nis gjatë vitit 2018. Do të mbetet të shihet nëse ai do ta mbajë fjalën, marrë parasysh që procedurat e prokurimit që do të udhëhiqen nga Komuna e Prishtinës zakonisht marrin shumë kohë pasi në projektet për ndërtime të tilla zakonisht ka ankesa nga operatorët ekonomikë në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Artikulli Pesë shkolla që ishin paraparë të fillojnë ndërtimin në vitin 2018 në Prishtinë ende nuk kanë hyrë në fazën tenderuese. Komuna e Prishtinës një projekt të përbashkët me Bankën Botërore ka paraparë ndërtimin e pesë objekteve shkollore, që kishte qenë një prej pikave kryesore të Ahmetit gjatë fushatës për zgjedhjet e fundit. Sipas Zyrës për Media të komunës së Prishtinës, këto shkolla parashihen të ndërtohen përmes konceptit PFI që është lloj i Partneritetit Publiko Privat. Në këtë kuptim procesi i tenderimit mund të fillojë pasi që Komiteti Ndërministror i Partneritetit Publiko Privat e aprovon projektin. Megjithatë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në kohën e debatit parazgjedhor të moderuar nga Jeta Xharra kishte premtuar nisjen e ndërtimit të pesë shkollave në vitin 2018. “I kemi pesë shkolla të reja që fillojnë në vitin 2018 dhe po mundohemi që ta kyçim edhe shkollën e muzikës në këtë projekt që është nënshkruar me Bankën Botërore. Nëse fillojnë do të përfundojnë për 18 muaj. Pesë shkolla fillojnë në 2018”, kishte thënë ai. Tashmë janë bërë më shumë se pesë muaj nga çertifikimi i zgjedhjeve lokale dhe kanë mbetur edhe një muaj nga gjysma e vitit, këto shkolla janë ende në studimin e fizibilitetit. Në përgjigjen për KALLXO.com, Genc Bashota – Drejtor i Planifikimit dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm tregoi për fazën ku gjendet projekti i këtyre shkollave. “Së bashku me IFC-në, tani jemi në fazën e përgatitjes së studimit të fizibilitetit. Gjatë kësaj faze analizohen aspektet teknike, ligjore dhe financiare të projektit. Procedurat e prokurimit zbatohen nga Komuna e Prishtinës si autoritet kontraktues”, tha ai. Sipas Bashotës deri më tani janë përzgjedhur lokacionet ku parashihet të ndërtohet infrastruktura shkollore. Ai tha se është shpallur shprehja e interesit për koncept ideor nga IFC-ja. “Gjithashtu është bërë analiza teknike dhe analiza e numrit të nxënësve për shkollat përkatëse varësisht nga lagja dhe lokacioni”, shtoi Bashota Vlerësimi” Krypometri vlerëson se deklarata e Shpend Ahmetit hyn në kategorinë e ‘Hetimet Vazhdojnë’
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software