Lajmet e rreme - Foto: REL/Shutterstock
Lajmi i rremë për vdekjen e aktorit
Deklarata
Media të shumta në Kosovë e Shqipëri raportuar të dielën se aktori Mirush Kabashi ka vdekur.
Vlerësimi
Rrenë e kryptë
Lajmi për vdekjen e aktorit ishte i rremë. Disa orë pas publikimit të lajmit në shumë media të ndryshme, doli se aktori Mirush Kabashi është i gjallë. Ky informacion i pavërtetë i publikuar në media ka ngjallur reagime të shumta në publik. Shumë portale e kanë publikuar lajmin pa bërë asnjë verifikim nëse i njëjti është i saktë.
Artikulli
Brenda pak minutash, gjithandej u shpërnda lajmi se aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi ka vdekur.
Media të shumta nga Kosova e Shqipëria raportuan për vdekjen e aktorit.
Ky lajm u shpërnda nga shumë njerëz përmes rrjeteve sociale.
Pak orë më vonë, u publikua një informacion tjetër. Por, lajmi ishte i rremë. Aktori Mirush Kabashi nuk ka vdekur dhe është ende gjallë e më shëndet të mirë.
Shumica e mediave raportuan për lajmin e dytë që aktori Mirush Kabashi është gjallë, ndërsa lajmet e para u fshinë nga uebfaqet e tyre.
KALLXO.com nuk ka arritur të identifikoj se cili ka qenë mediumi i parë që ka dhënë lajmin e rrejshëm.
Mirëpo, lajmi në mediat e tjera pastaj ka qenë pothuajse i njëjtë, i pakonfirmuar por vetëm i kopjuar dhe i shpërndarë.
Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.