About: http://data.cimple.eu/claim-review/78aabc847dc97f6df0ed4935a7f334e8fb1e2ba4f3a7c30cd6be41b6     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se nëna e George Washington ishte shqiptare nga Peja Deklarata Sa nga ju e keni ditur?! Instituti Zviceran dhe Washington Independent: ‘Nëna e Geoɾge Uɑshington ishte shqiptare nga Peja’” Vlerësimi Rrenë e kryptë Titulli dhe gjithë përmbajtja e këtij artikulli janë të rreme. Ky artikull është publikuar në gazetën “Koha Ditore” me datën 1 prill 2011, për të shënuar ditën e rrenave. Gazeta kishte treguar se përmbajtja e artikullit është e rreme dhe po publikohet për 1 prill, pra ishte satirë. Por, i njëjti artikull është publikuar shumë herë nëpër media të ndryshme duke u prezantuar rrejshëm si informacionë i saktë dhe i vërtetë. Artikulli Një ueb-faqe me emrin “Akteri” ka publikuar një lajm me titullin “Sa nga ju e keni ditur?! Instituti Zviceran dhe Washington Independent: ‘Nëna e Geoɾge Uɑshington ishte shqiptare nga Peja’”. Titulli dhe gjithë përmbajtja e këtij artikulli janë të rreme. Ky artikull është publikuar në gazetën “Koha Ditore” me datën 1 prill 2011, për të shënuar ditën e rrenave. Gazeta kishte treguar se përmbajtja e artikullit është e rreme dhe po publikohet për 1 prill, pra ishte satirë. Artikulli i cili ishte publikuar në faqen e parë të gazetës “Koha Ditore”, shkruhej se Uashington ishte 50 për qind shqiptar dhe se njëri prej prindërve të tij ishte 100 për qind shqiptar. Mirëpo, në fund të tekstit, autori tregon se i gjithë lajmi është gënjeshtër e 1 prillit, përmes frazës së famshme “Aprilililili”. Por, i njëjti artikull është publikuar shumë herë nëpër media të ndryshme duke u prezantuar rrejshëm si informacion i saktë dhe i vërtetë. Presidenti Xhorxh Uashington nuk e ka origjinën shqiptare e as nëna e tij. Titulli i lajmit pretendon se Xhorxh Uashington ishte shqiptar dhe se nënën e kishte nga Peja. Në përmbatje të artikullit, ueb-faqja i referohet një Instituti të Gjenetikës në Zvicër se kinse Uashington ka qenë me origjinë shqiptare. Madje në tekst thuhet se “Presidenti Uɑshington kɑ lënë një letër të shkruar për Amerikën për të mbrojtur shqiptarët në çdo kohë dhe në çdo mënyrë”. Xhorxh Uashington ka lindur në vitin 1732 në Westmoreland të Virxhinias. Familja e tij gjithashtu ishte Virxhiniase.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software