About: http://data.cimple.eu/claim-review/78b41a71ab5bceface96486ab870623c2b3b310574bd759f58bb1115     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena se Ushtria e Kosovës ka armatimin “më të fuqishëm të botës” Deklarata Armatimi më i fuqishëm i botës tashmë në dorë të Ushtrisë së Kosovës MashaaAllah Vlerësimi Rrenë Titulli i postimit “Armatimi më i fuqishëm i botës tashmë në dorë të Ushtrisë së Kosovës MashaaAllah” është i rremë. Në video shihen disa pajisje ushtarake, duke përfshirë dronë, të cilat janë realizuar në një panair të armëve. Ministria e Mbrojtjes thotë se këto pajisje që shihen në këtë video, nuk janë të pajisjeve ushtarake të FSK-së, por janë nga panairet e ndryshme të pajisjeve ushtarake dhe armatimeve. Ministria e Mbrojtjes i ka bërë publike blerjet dhe donacionet e armëve apo pajisjeve ushtarake. Artikulli Më 16 janar 2024, faqja në Facebook “Rosu” (arkiva). ka publikuar një video të shkurt (reals) me mbishkrimin “Armatimi më i fuqishëm i botës tashmë në dorë të Ushtrisë së Kosovës MashaaAllah” (arkiva). E njëjta video ishte publikuar edhe në faqen në Facebook “Mesele” (arkiva). Në këto video janë prezantuar disa armë, të cilat është pretenduar se tashmë i takojnë Ushtrisë së Kosovës. Për të verifikuar pretendimet e ngritura në këtë video, Krypometër fillimisht ka shikuar nëse në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes është publikuar ndonjë njoftim për blerjen e armatimit që shihet në këtë video. Në faqen e ministrisë së Mbrojtjes nuk ka asnjë njoftim që tregon se Kosova ka blerë këtë armatim. Qeveria e Ministria e Mbrojtjes në vazhdimësi ka bërë publike rastet kur ka blerë armatime dhe pajisje ushtarake. Në korrik të 2023-ës, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti (arkiva) kishte prezantuar blerjen e dronëve Bayraktar TB-2, të cilat iu ishin shtuar arsenalit të ushtrisë. Më pas, më 20/07/2023, Ministria e Mbrojtjes (arkiva) kishte treguar se brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës ekziston një kornizë për sa i përket përdorimit të dronëve. “Sa i përket përdorimit të dronëve ekziston korniza brenda FSK-së që e rregullon këtë aspekt, e po ashtu nuk ekziston ndonjë nen përjashtues brenda Rregullores për Sistemet e Mjeteve Ajrore Pa Pilot” – ishte thënë në përgjigjet e ministrisë. Më 11/01/2024, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci (arkiva), kishte konfirmuar se Kosova i ka nisur kërkesë Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të blerë sistemin raketor kundërtank “Javelin”. “Për sistemin ‘Javelin’ është dërguar kërkesa dhe e njëjta është pranuar nga SHBA”– tha Maqedonci. Ai më pas, më 12/02/2024, tregoi se ka përfunduar periudha 30-ditore (arkiva) e njoftimit të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth kërkesës së Kosovës për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin”, e se tashmë është hapur rruga që të vazhdohet me hapat e tjerë. Për të verifikuar pretendimet e bëra në videon e publikuar nga faqja “Rosu”, Krypometër ka kontaktuar me Ministrinë e Mbrojtjës, të cilët kanë thënë se nuk janë pamje të armatimit të FSK-së. “Është shumë e qartë që janë pamje të panaireve të kompanive që prodhojnë armë”- ka thënë këshilltarja politike në Ministrinë e Mbrojtjes, Liridona Gashi në një përgjigje më 23/02/2024.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software