About: http://data.cimple.eu/claim-review/78dcc9f9326c961427f683b934f8071cdb71a01cf493f7bd9c121430     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Mashtrimi përmes shpalljeve nga MASHTI për të vjedhur të dhëna personale Deklarata Nga data 10 qershor, Ministria e Arsimit do të zhvillojë kurse arsimimi falas në fëmijërinë e hershme dhe do të lëshojë certifikata arsimore! Gjithçka që ju nevojitet është një telefon celular. Filloni të mësoni në çdo kohë, kudo Vlerësimi Rrenë e kryptë Postimi “Nga data 10 qershor, Ministria e Arsimit do të zhvillojë kurse arsimimi falas në fëmijërinë e hershme dhe do të lëshojë certifikata arsimore! Gjithçka që ju nevojitet është një telefon celular. Filloni të mësoni në çdo kohë, kudo” është i rremë. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nuk ka ofruar kurse të tilla si pretendohet në këtë postim. MASHTI thotë se nuk e menaxhojnë faqen që e ka publikuar këtë postim dhe se nuk kanë të bëjnë asgjë më këtë njoftim të publikuar në rrjetet sociale. Faqja që e ka publikuar këtë postim, bazuar në të dhënat e META-së, menaxhohet nga dy llogari, njëra e hapur në Filipine e tjetra në SHBA. Artikulli Më 12.06.2024, faqja në Facebook ‘Kg service’ (arkiva) ka publikuar një artikull me mbishkrimin “Nga data 10 qershor, Ministria e Arsimit do të zhvillojë kurse arsimimi falas në fëmijërinë e hershme dhe do të lëshojë certifikata arsimore! Gjithçka që ju nevojitet është një telefon celular. Filloni të mësoni në çdo kohë, kudo”- shkruan në këtë artikull. Kur klikon mbi këtë artikull të dërgon tek faqja e internetit ‘early-childhoodeducators21.live (arkiva) por aty nuk ka asnjë udhëzim se si të aplikohet për pjesëmarrje në këto kurse. Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit i publikon njoftimet e tyre në faqen zyrtare (arkiva) të kësaj ministrie në Facebook dhe aty nuk është publikuar një njoftim i ngjashëm gjatë muaji qershor 2024. Faqja në Facebook që e ka publikuar këtë njoftim “Kg service” nuk ka ndonjë postim tjetër për Republikën e Kosovës, ndërsa bazuar në të dhënat e bëra transparente (arkiva) nga META rezulton se kjo faqe menaxhohet nga llogari që janë hapur në Filipine dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Edhe në faqen e internetit të MASHTI-it nuk është publikuar asnjë njoftim për kurse apo që e kanë në menaxhim faqen “https://early-childhoodeducators21.live”, e cila e ka publiku këtë njoftim. Krypometri ka dërguar pyetje në Ministrinë e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit rreth këtij postimit. Ata kanë thënë se postimi është i rremë dhe mashtrues. “Ky duhet të jetë një profil i rrejshëm” – thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie duke shtuar se nuk ofrojnë kurse apo trajnime të tilla. “MASHT nuk qëndron mbrapa këtij postimi”- kanë shtuar ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhënë për Krypometër.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software