About: http://data.cimple.eu/claim-review/793a28058987188575b41b85b6df805527697f3668c92751f83c5c80     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Panika e bazuar në rrenën për ndalimin e kartmonedhës 500 euro Deklarata Lajm i keq për ato që kanë 500 euro – ja vendimi që u morë Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Lajm i keq për ato që kanë 500 euro – ja vendimi që u morë” është i pasaktë. Kartmonedha vazhdon të jetë mjet i ligjshëm i pagesës pasi Banka Qendrore e Kosovës nuk e ka ndalu tërësisht këtë kartmonedhë, siç është thënë në artikull. Vendimi i BQK-së vlenë vetëm për institucionet finaciare bankare/jo bankare të licencuara nga BQK, të cilat nuk mund të rikthejnë në qarkullim kartmonedhën 500 euro. Rregullorja e re për Operacionet me Paratë e Gatshme thotë se “institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro”. Artikulli Më 20 janar 2024, faqja e internetit atdheulajm.com ka publikuar një lajm me titull “Lajm i keq për ato që kanë 500 euro – ja vendimi që u morë” (arkiva). I njëjti lajm është publikuar edhe në faqet: ‘Lajmet e fundit’ (arkiva), “Gazeta Aktualiteti” (arkiva), “Aktuale 24” (arkiva). Brenda artikullit është shkruar se “Banka Qendra e Kosovës ka marrë disa vendime të rëndësishme. Një nga to është edhe ndalimi i ri-qarkullimit të kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro”, që është në kundërshtim me titullin e artikullit. Për të verifikuar këtë lajm, Krypometër ka kërkuar informacione nga Banka Qendrore e Kosovës, të cilët në një përgjigje me shkrim kanë thënë se duhet t’i referohemi Rregullores së re për Operacionet me Paratë e Gatshme, e cila do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt 2024. Krypometër e ka analizuar Rregulloren për Operacionet me Paratë e Gatshme, e në të cilën thuhet se “institucionet financiare bankare dhe jo-bankare obligohen që të ndalojnë ri-qarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro”. Pra, rregullorja specifikon se janë institucionet financiare bankare dhe jo-bankare ato të cilat obligiohen që të ndalojnë riqarkullimin e kartëmonedhës ekzistuese në vlerë prej 500 euro, pra mos t’i japin më klientëve të tyre. Banka Qendrore e Kosovës pas publikimit të kësaj rregullore ka sqaruar edhe njëherë vendimin e tyre, për të evituar panikë tek qytetarët. BQK-ja kishte thënë se vendimi i tyre “nuk nënkupton ndalimin e qarkullimit të kartëmonedhës ndërmjet palëve si mjet i ligjshëm i pagesës”, mirëpo “kur kartmonedha deponohet nga klientët, e njëjta nuk rikthehet në qarkullim nga institucionet financiare”. Kosova ka valutë zyrtare Euron që nga viti 2002. Para kësaj, për rreth 3 vjet në Kosovë si valutë zyrtare është përdorë Marka Gjermane. Banka Qendrore Europiane e ka ndaluar shtypjen e kartmonedhave 500 euro në fund të vitit 2018, bazuar në një vendim që ishte marrë në vitin 2016. Ndalimi i shtypjes së kësaj kartmonedhe ishte bërë me arsyetimin se e njëjta po përdorët nga bizneset e paligjshme. Përkundër ndalimit, Banka Qendrore Europiane kishte thënë se kartmonedha do të vazhdojë të jetë e ligjshme dhe do të ketë vlerën e njëjtë. Sipas një raporti të Bankës Qendrore të Kosovës për muajin dhjetor 2023, kosovarët kanë depozituar 6.13 miliardë euro nëpër banka. Megjithatë, Kosova është prej vendeve me shkallën më të lartë të informalitetit. Sipas raportit të Bashkimit Europian për Kosovën për vitin 2023, shkalla e informalitetit në Kosovë llogaritet rreth 30% e GDP-së. Një shkallë e tillë e informalitetit nënkupton se një pjesë e madhe e ekonomisë qarkullon në të zezë, që i bie se pagesat bëhen në para të gatshme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software