About: http://data.cimple.eu/claim-review/7a1d3cc18b252c75a9c12b8c6dfe77ce2a00a7d62ddb4fcd1ee45aa3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ministri Valdrin Lluka - Foto: KALLXO.com Valdrin Lluka e mban fjalën për qymyrin Deklarata Valdrin Lluka: Qëndrimi im është të ndalohet dhënia si dhuratë e thëngjillit tek punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen një kërkesë e tillë nga unë personalisht do të refuzohet Vlerësimi E vërtetë Në shtator të këtij viti ai ishte zotuar se nuk do të përkrahte kërkesat e punëtorëve të KEK-ut për shpërndarje falas të sasive të qymyrit për ta. Krypometri vlerëson se ministri Valdrin Lluka ka mbajtur premtimin për ndalimin e dhënies së qymyrit si dhuratë për punëtorët e KEK-ut. Ky vendim ndikon që të digjet më pak qymyr gjatë dimrit, mirëpo mbetet të shihet nëse qeveria, në të cilin bënë pjesë Lluka, do të ndërmarrë hapa për ndalimin e nxjerrjes dhe shitjes ilegale të qymyrit. Artikulli Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka e ka bërë një hap në luftën kundër ndotjes së ajrit. Në një prononcim për KALLXO.com më 3 shtator të këtij viti, ministri kishte thënë se do të ndalohet dhënia si dhuratë e qymyrit. “Qëndrimi im si Ministër i Zhvillimit Ekonomik është që të ndalohet dhënia si dhuratë e thëngjillit tek punëtorët e KEK-ut. Nëse vjen një kërkesë e tillë nga unë personalisht do të refuzohet. Për arsye se ne kemi thënë edhe më herët se duhet ta përmirësojmë ambientin në Prishtinë sidomos. Djegia e qymyrit pa filtër shkakton probleme të mëdha”, kishte thënë Lluka. Viteve të kaluara, KEK ka pasur traditë dhurimin e mesatarisht 10 tonëve qymyr për 4 mijë e 500 punëtorë, apo rreth 45,000 tonë. Ndërkaq, në Prishtinë në vitet e fundit janë shënuar ndër vlerat më të larta të ndotjes së ajrit në botë. Dje ( më 22 tetor 2018) ministri Lluka zyrtarizoi vendimin e tij për ndalimin e shpërndarjes së qymyrit për punëtorë. Në vendimin e siguruar nga KALLXO.com, të nënshkruar dje nga ministri Valdrin Lluka, thuhet se vendimi është marrë në kuadër të masave për mbrojtjen nga ndotja e ajrit. Ky vendim ka shkaktuar pakënaqësi te sindikata e punëtorëve të KEK-ut që thonë se së paku do duhej të subvencionoheshin me para për të blerë dru për ngrohje. Lidhur me vendimin e sotëm, kryetari i sindikatës, Izet Mustafa tha se vendimi është i papranueshëm. Ata po kërkon nga KEK-u që t’ia paguajë drutë për djegie Lluka theksoi se punëtorët e KEK tani kanë më pak arsye për kërkim të qymyrit si dhuratë pasi kanë marrë rritje rroge. “Reagimet janë të pritshme por duke konsideruar se punëtorëve të KEK-ut i janë rritur rrogat për 100 euro të gjithëve, atëherë kjo pak a shumë e lehtëson atë barrën. Mund të bashkëpunojmë me KEK-un që të gjejmë forma të tjera të zëvendësimit përshembull ndoshta qoftë edhe me subvencione me dru apo diçka të tillë por thëngjilli nga ana jonë nuk do të jetë asesi i pranueshëm”, kishte thënë Lluka. Idenë për subvencionimin e druve nuk e kishte kundërshtuar as ministri Lluka në shtator.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software