About: http://data.cimple.eu/claim-review/7ab208c6052704fe3d4ab5e91d376014b9c3380aeda047eacb6b8bfc     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ekzagjerimi i deklaratave për pjesëmarrjen e Vuçiqit në Samitin e BE-së në Tiranë Deklarata Zbulohen detaje interesante për Vuçiqin: Ish-Ministri i “kasapit të Ballkanit Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “Zbulohen detaje interesante për Vuçiqin: Ish-Ministri i “kasapit të Ballkanit” është i frikësuar nga Vjosa Osmani” është i rremë. Në artikull nuk zbulohet asnjë detaj interesant për Vuçiqin. Në titull nuk është përmendur fare se postimin e ka bërë Prindon Sadriu. Artikulli Më 5 dhjetor 2022 faqja online fakte.buzz ka publikuar një artikull me titullin “Zbulohen detaje interesante për Vuçiqin: Ish-Ministri i “kasapit të Ballkanit” është i frikësuar nga Vjosa Osmani”. I njëjti është shprëndarë më 6 dhjetor 2022 në disa faqe në facebook si Mirsevini, Fresh Lajme, Pamfleti.com, Shqipet, Gaztta Drita, Gazeta Paralmenti, Tv Rapsodet, Korrespodenti, Jeta ne Prishtine, Zeri i Diaspores dhe Gazeta NKosovë. Titulli i këtij artikulli është i rremë, pasi fjalia e përdorur është nxjerrë nga konteksti i postimit të Zotëriut të Parë, Prindon Sadriu. Në brendi të tekstit përmendet postimi i Sadriut që nuk është cekur në titull, në të cilin ai e ka quajtur presidentin Vuçiq “frikacak” dhe “kasap i Ballkanit”. Prindon Sadriu më 5 dhjetor 2000 kishte shpërndarë një lajm nga një media serbe, në të cilin thuhej që Vuçiq ka deklaruar se prania e presidentes Osmani dhe presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq në samitin e BE-së në Tiranë, është e pakëndshme për Serbinë. Duke komentuar lajmin, Sadriu e ka quajtur Vuçiq frikacak dhe ish Ministër i kasapit të Ballkanit. “Frikacaku, në rolin e të ashtuquajturit president i Serbisë, tregoi arsyen e vërtetë të hezitimit të pjesëmarrjes në Samitin e BE-së në Tiranë — pjesëmarrja e Presidentes së Kosovës dhe Presidentit të Malit të Zi”- ka shkruar Sadriu. “’Aty janë edhe (Vjosa) Osmani e (Milo) Gjukanoviq, atëherë mendoni sa e këndshme do të jetë situata për Serbinë’ theksoi ish-Ministri i kasapit të Ballkanit”- është shprehur Sadriu duke komentuar lajmin. Më 6 dhjetor 2022, Tirana ishte nikoqire e Samitit ku morën pjesë shtetet e Bashkimit Evropian dhe ato të Ballkanit Perëndimor. Ndonëse përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor kishin konfirmuar prezencën e tyre në këtë Samit, e njëjta gjë nuk ndodhi me shtetin serb. Madje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me ngulm kishte deklaruar se nuk do të kishte përfaqësues të Serbisë në këtë Samit. Tri ditë pas asaj deklarate, presidenti serb kishte ndryshuar qëndrim, duke konfirmuar se do të shkojë në Tiranë dhe pati shtuar se mosshkuarja e tij do të ishte në dëm të Serbisë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software