About: http://data.cimple.eu/claim-review/7aba9a2cbc56804b882bb023773a152eb560b0ec4722e2b13f8e344d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Haskuka e hap Komunën e Prizrenit Deklarata Haskuka: Menjëherë mbas marrjes së detyrës do të mundohemi të nxjerrim të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me vendimmarrjen në komunë Vlerësimi E vërtetë Krypometri e vlerëson deklaratën e Mytaher Haskukës si të vërtetë pasi dokumentet vendimarrëse brenda kësaj komune janë publikuar para afatit të përcaktuar nga vetë Haskuka. Po ashtu Komuna e Prizrenit vlerësohet si një komunë e hapur ndaj qytetarëve dhe grupeve të interesit në dokumente publike Artikulli Komuna e Prizrenit ka avancuar në transparencën e qeverisjes komunale me në krye Mytaher Haskukën. Në debatin parazgjedhor në garë për të parin e Prizrenit të moderuar nga Jeta Xharra, Haskuka ishte zotuar se do të bëjë publike vendimet e tij, së bashku me dokumente të rëndësishme të kësaj komune. “Në pikën e parë e kemi pas: Prizreni, komunë e hapur. Menjëherë mbas marrjes së detyrës do të mundohemi që të mundohemi që të nxjerrim të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me vendimmarrjen në komunë, në mënyrë radikale. Tre muajt e parë apo gjashtë muajt e parë. Më se voni gjashtë muaj sepse mundet me pas vonesa”, kishte thënë ai. Haskuka u betua si Kryetar më 22 dhjetor të vitit 2017, që do të thotë se kanë kaluar më shumë se katër muaj të qeverisjes së tij. Deri në këtë kohë, në faqen zyrtare të Komunës së Prizrenit janë publikuar të gjitha vendimet e Kryetarit të Komunës. Përveq kësaj, Haskuka ka bërë publik raportin e 100 ditëve të para të punës në këtë komunë. Shpenzimet e bëra nga ekzekutivi po ashtu janë bërë publike brenda raportit të punës së Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa. Kryetari i Prizrenit ishte angazhuar edhe në publikimin e gjetjeve të inspektoratit të komunës, veçanërisht lidhur me kontrollet ushqimore. Ai disa herë postoi në Facebook-un e tij gjetjet e mishit dhe produkteve të mishit të prishura nëpër pika të shitjes në Prizren. Pas skandalit me mishin e prishur në nivel vendi, Haskuka themeloi edhe një qendër të thirrjeve të hapur për raportimet e qytetarëve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software