About: http://data.cimple.eu/claim-review/7ac89a25633e213926981640fb0f9805659d30fadbc72da5d60a923a     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Zv.kryeministja e Kosovës shpërndau fotografinë e rreme Deklarata “Sarajeva” Vlerësimi Rrenë Fotografia e publikuar nga zv.kryeministrja, Emilija Rexhepi, është e rreme. Krypometri e verifikoi se e njëjta fotografi, në formë origjinale, pa ngjyrat e flamurit të Kosovës ishte publikuar më 25 gusht 2019. Fotografia më pas është fshirë nga profili i zv.kryeministres Rexhepi. Artikulli Pas vrasjes së policit të Kosovës nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit në mëngjesin e 24 shtatorit 2023, nëpër rrjete sociale filloi të shpërndahet një fotografi, në të cilën shihet objekti i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Bosnjë e Hercegovinës në Sarajevë, i ndriçuar gjatë natës me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Kjo fotografi, më 27 shtator 2023, është shpërndarë edhe nga zv.kryeministrja e Kosovës, Emilija Rexhepi, në profilin e saj në Facebook. “Sarajeva”, së bashku me një simbol të zemrës ishin vendosur si përshkrim mbi fotografinë e shpërndarë nga zv.kryeministrja Rexhepi. Krypometri më 27 shtator 2023, verifikoi se e njëjta fotografi, në formë origjinale, pa ngjyrat e flamurit të Kosovës ishte publikuar më 25 gusht 2019. Gjithashtu, pasi është analizuar fotografia e publikuar, është vërejtur se ngjyra e kaltër e flamurit të Kosovës nuk është shpërndarë në mënyrë natyrale. Në të vërehet se ngjyra e kaltër shtrihet me të njëjtën vijë edhe në tokë, të ndërtesës pa asnjë hijezim ose thyerje të dritës, indikacion ky që fotografia dhe flamuri në të është manipuluar në mënyrë digjitale. Duke e përdorur Google Image Search është zbuluar fotografia e njëjtë e publikuar më 25 gusht 2019 në ueb faqen e medias boshnjake Klix. Me ndihmën e programit Photoshop, është vendosur fotografia e vitit 2019 mbi fotografinë e publikuar sot me flamur të Kosovës dhe është vërtetuar se fotografia e vitit 2019 është 100% e njëjtë me fotografinë e publikuar sot. KALLXO.com ka kontaktuar me zv.kryeministren Rexhepi për ta pyetur në lidhje me shpërndarjen e fotografisë dhe nëse ka qenë në dijeni se ka qenë foto e montuar. Pas kësaj, zv.kryeministrja e ka fshirë fotografinë nga profili i saj. Fotografia është fshirë pas rreth shtatë orë qëndrimi në profilin e saj. “Foton e kam marrë unë prej Bosnjës, edhe stafi im e ka postu. U kam tregu tash ta heqin, nuk e di a është e saktë ose jo”- është shprehur ajo për KALLXO.com. Në postimin e saj në Facebook fotoja ka marrë 300 reagime, 15 shpërndarje dhe 24 komente. Në shumicën e komenteve ka pasur reagime nga njerëzit duke shprehur falënderim për Bosnje dhe Hercegovinën. Derisa, në mesin e komentuesve kanë qënë edhe ata që e kanë njoftuar Rexhepin që fotoja nuk është reale. Në të njëjtën ditë, disa media në Kosovë kishin publikuar informacione me njoftimin e Komuna e Sarajevës kishte ndriçuar objektin me ngjyrat e flamurit të Kosovës. Ky informacion më pas u fshi. Pre e këtij fotomontazhi ka rënë edhe ministri për Siguri i Bosnje dhe Herzegovinës, Nenad Nesiq. Ai e ka shpërndarë fotografinë në rrjetin social X, (ish-Twitter) me mbishkrim se “nuk e di kur e kemi njohur të ashtuquajturën Kosovë të pavarur”. Ai madje ka kërcënuar kryetaren e Sarajevës për prishje kufijsh. “Dhe ata vazhdimisht ankohen se RS (Republika Srpska) nuk respekton qëndrimet e institucioneve të BeH! Nuk e di kur e kemi njohur të ashtuquajturën Kosovë të pavarur. Kush nuk i respekton institucionet tani? Kur ju rrëzoni dhe rivizatoni kufijtë, kryetare, ta dini se i juaji do të prishet” – ka shkruar Nesiq në postimin e tij në platformën X. Edhe tek postimi i Nesiq shumë komentues ia kanë bërë të ditur se fotoja është montazhë dhe joreale. Bosnja dhe Hercegovina është një nga vendet e rajonit që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software