schema:text
| - Titulli i rremë për vdekjen e gazetarit Miftaraj
Deklarata
“Momenti kur Miftaraj u hodh nga kati i katërt”
Vlerësimi
Rrenë
Titulli “Momenti kur Miftaraj u hodh nga kati i katërt” është i rremë, pasi video që është pjesë e artikullit nuk e tregon “momenti kur Miftaraj u hodh nga kati i katërt”. Video tregon vetëm vendin ku është hedhur dhe pastrimin që bëhet nga zjarrëfikësit.
Artikulli
Ueb faqja online “lajmekosovare.info” ka publikuar një lajm me titull të rremë, duke paralajmëruar pamjet nga momenti i vdekjes së ish-gazetarit, Kastriot Myftaraj.
Artikulli me titull “Momenti kur Miftaraj u hodh nga kati i katërt” pretendon se tregon momenti i hedhjës së Myftarajt nga kati i katërt. Por në fakt një video që është në artikull tregon vendin e ngjarjës, pasi është tërhequr trupi i pajetë i ish-gazetarit.
Brenda artikullit, “lajmekosovare.info” i referohet një videoje të një portal nga Shqipëria, “News24”por që në pamjet e saj, shihet vetëm vendi ku ka vdekur Kastriot Myftaraj.
Ueb faqja “lajmekosovare.info” nuk dihet në pronësi të kujtë është, kush është kryeredaktor, redaktor e gazetar.
Ajo, gjithashtu nuk është pjesë e Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, një organ vetrregullues I mediave të shkruara dhe online në Kosovë.
Më 7 korrik mediat në Shqipëri raportuan se Kastriot Myftaraj ka vdekur duke u hedhur nga kati i katërt i banësës së tij.
Lajmin e konfirmoi edhe Policia e Shtetit në Shqipëri.
“Më datë 07.07.2022, rreth orës 12:55, në lagjen “Ali Demi”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte, shtetasi K. M., 60 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhej në njoftimin e policisë.
|