schema:text
| - Titulli i rremë për deklaratën e presidentes Osmani ndaj Listës Serbe
Deklarata
Kadal shkja se ka Zot shtepie ky vend:/ Vjosa Osmani, Listës Serbe: Unë jo veç presidente, por jam edhe komandante supreme e ushtrisë, në të cilën ka edhe serbë
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Kadal shkja se ka Zot shtepie ky vend:/ Vjosa Osmani, Listës Serbe: Unë jo veç presidente, por jam edhe komandante supreme e ushtrisë, në të cilën ka edhe serbë” nuk është i saktë. Në mënyrën si është shkruajtur ky titull, lexuesit mund të kuptojnë se Presidentja Vjosa Osmani ka thënë “Kadal shkja se ka Zot shtepie ky vend”, gjë që nuk është e vertetë. Për më tepër, në artikull nuk është cituar asnjë opinion apo burim kredibil që e ka thënë një citat apo opinion të tillë. Bazuar në rregullat e KMSHK-së, gazetarët duhet të dallojnë lajmet dhe opinionet.
Artikulli
Në faqen e internetit fakte.buzz më 9 shtator 2022 është publikuar një artikull me titull: “Kadal shkja se ka Zot shtepie ky vend:/ Vjosa Osmani, Listës Serbe: Unë jo veç presidente, por jam edhe komandante supreme e ushtrisë, në të cilën ka edhe serbë”.
I njëjti artikull më 8 shtator 2022 është shpërndarë edhe në disa në Facebook si: Estrada Shqiptare, Lajme Origjinale.
Titulli i këtij artikulli është i rremë, pasi që brenda artikullit nuk përmendet se kush e ka thënë frazën “Kadal shkja se ka Zot shtepie ky vend”.
Me përdorimin e kësaj fraze, webfaqja fakte.buzz ka prodhuar një pjesë të titullit që ka kontekst të rremë.
Në përmbajtje të këtij artikulli është i përfshirë një citat nga një deklaratë e presidentes të Kosovës, Vjosa Osmani e marrë nga portali Klankosova.tv ku thuhet “Unë jo që vetëm jam presidente e Kosovës, e të gjithë qytetarëve pa dallim, por jam edhe komandante supreme e Ushtrisë së Kosovës, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, serbë, turq e të komuniteteve të tjera”.
Pra, në këtë deklaratë dhe tjera deklarata të përfshira në tekst, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani nuk e ka thënë frazën “Kadal shkja se ka Zot shtepie ky vend”.
Më 7 shtator 2022 Lista Serbe ka reaguar duke thënë se njoftimi i presidentes Vjosa Osmani, për vizita nëpër komunat e Kosovës, përfshi edhe komunat veriore, është një provokim.
“Njoftimin e Vjosa Osmanit për vizita e perceptojmë si provokim të qytetarëve serbë dhe një formë tjetër të presionit për popullin tonë, veçanërisht në dritë të aksioneve anti-serbe dhe deklaratave anti-serbe që Osmani i ka bërë në periudhën e kaluar” – thuhet në reagimin e publikuar nga Lista Serbe.
KALLXO.com ka mësuar se Osmani nuk ka vizituar gjatë atyre ditëve në veriun e Kosovës ndërsa e njëjta, ka nisur një cikël të vizitave nëpër komuna të ndryshme.
|