About: http://data.cimple.eu/claim-review/7b4f56772ae5d96be74d8f1a7a25a59a48aa0700f2d3bf753d0b5578     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Serbia nuk i ka vendosur sanksione Rusisë Deklarata Ndryshon kursi, Vuçiçi i del kunder Rusisë vendos sanksione data dhe ora Vlerësimi Rrenë Titulli i artikullit “Ndryshon kursi, Vuçiçi i del kunder Rusisë vendos sanksione data dhe ora”- është i rremë. Serbia nuk i ka vendosur ende sanksione Rusisë. Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se ende beson që vendimi për mos t’i vendosur sanksione ishte i drejtë. Në media nuk është raportuar për ndonjë vendim të ri të Qeverisë së Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Artikulli Më 23.07.2024 faqja në Facebook ‘Ntv Televizion’ (arkiva) ka publikuar një fotografi të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me përshkrimin “Ndryshon kursi, Vuçiçi i del kunder Rusisë vendos sanksione data dhe ora”. Krypometër ka analizuar artikullin e publikuar me këtë postim, mirëpo aty nuk thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq apo Serbia i kanë vendosur sanksione Rusisë. Madje, ai e kishte mbrojtur vendimin që kishin marrë për mos t’i vendosur sanksione Rusisë. “Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se ende beson që vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë është i saktë, por se ka dy vjet e gjysmë që nuk ka folur me Presidentin e Federatës Ruse”- thuhet në fillim të këtij artikulli. “Besoj se është e rëndësishme që Serbia të kryejë detyrat e saj reformuese në rrugën evropiane, por unë jam president i një vendi të pavarur që ka interesat e veta në të gjitha anët e botës”- theksoi Vuçiq duke shtuar se nuk ka folur me presidentin rus Vladimir Putin që prej dy vjet e gjysmë. Ky deklarim ishte bërë më 16.07.2024 pas vizitës së kancelarit gjerman në Serbi, Olaf Scholz në Serbi rreth projektit Rio Tinto për minierën e litiumit. Qeveria e Serbisë e ka riaktualizuar një plan në vlerë miliarda dollarë për një minierë dhe fabrikë të përpunimit të litiumit. Krypometri ka kërkuar nëse gjatë muajit korrik 2024 është raportuar se Serbia do t’i vendosë sanksione Rusisë, por raportimet në këtë muaj kanë të bëjnë më shumë me faktin se Serbia po dërgon armë në Ukrainë për ta ndihmuar nga sulmi që po bën Rusia në atë shtet. Madje Balkan Insight më 08.07.2024 publikoi një artikull analizë më titull “Përse Rusia po e toleron Serbinë për dërgim të armëve në Ukrainë”, në të cilin thuhet se “Moska preferon të injorojë kthimin e shpinës që po i bën Serbia pasi për të është kruciale të mbajë një influencë ruse në Ballkan”. Po ashtu, zv.ministri i Punëve të Jashtme, Aleksander Grushko, nuk e bëri me zë punën e dërgimit të armëve në Ukrainë nga ana e Serbisë gjatë vizitës së tij në Beograd më 01.07.2024. Madje, ambasada e Rusisë në Beograd kishte thënë se nuk kishte pasur diskutime gjatë vizitës së zv.ministrit Grushko, siç kishin raportuar mediat. Serbia konsiderohet si vendi më aleat i Rusisë në Ballkan, kjo pasi Serbia në vazhdimësi ka pasur marrëdhënie të mira politike, sociale me këtë shtet, për faktin se kanë edhe kulturë të përbashkët. Serbia ende nuk i ka vendosur sanksione Rusisë, përkundër kërkesës së bërë nga vendet e BE-së dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software