About: http://data.cimple.eu/claim-review/7bb0de73f2a07146518439c16911a44786c85030f2b31d81cb06a30d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Pretendimi i rremë lidhur me raportin e Dick Marty Deklarata Dick Marty është tërhequr nga pretendimet për UÇK -në Vlerësimi Rrenë Pretendimi se Dick Marty është tërhequr nga pretendimet për UÇK -në është i rremë. Krypometër ka konstatuar se raporti i prodhuar nga Dick Marty për UÇK-në është ende publik dhe ai nuk është tërhequr nga ai raport. Artikulli Më 10 shtator 2023, faqja e Facebook-ut, “Komente Politike”, ka publikuar një fotografi ku thuhet “Edhe Dick Marty ka hjek dorë nga agjenda serbe kundër UCK – së. Vetëm Albin Kurti dhe Vetëvendosja ende po e mbajnë frontin. Qeveria anti UCK”. Ky profil, fotografinë e ka publikuar në grupin në Facebook me emër “Diaspora me PDK”. Përshkrimi në fotografi pretendon se është hequr raporti i ish senatorit Dick Marty, i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, që pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998-99. Krypometri ka verifikuar nëse informacioni për heqjen e këtij raporti është i saktë. Me datë 13/09/2023 Krypometri ka gjetur se në ueb faqen e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk është hequr ky raport i cili është publikuar në vitin 2011. Më 11/09/2023 Krypometri ka tentuar që, lidhur me këtë, të marrë edhe një përgjigje nga Këshilli i Evropës, mirëpo nga ky institucion nuk është janë përgjigjur në interesimin e Krypometrit. Raporti i vitit 2010, i hartuar nga senatori i atëhershëm zviceran, Dick Marty, dhe i miratuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, pretendon se në trafikim me organe kanë qenë të përfshirë udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë luftës së viteve 1998- 99. Akuzat e ngritura në raportin e Martyt janë hetuar nga një prokuror amerikan dhe gjetjet e tij nuk kanë gjetur dëshmi të bazuara se trafikimi i organeve me qenie njerëzore ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, mirëpo raporti i Marty u përdor për të themeluar Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale. Albin Kurti dhe partia e tij i cili pretendohet nga postimi se është anti UÇK nuk kishte votuar pro themelimit të kësaj gjykate. Aktakuza e ngritur nga Dhomat e Specializuara të Prokuorisë Speciale është duke u gjykuar nga Gjykata Speciale. Kjo aktakuzë është ngritur pas pretendimeve të raportit të Dick Marty i cili vazhdon të qëndrojë prapa raportit i cili është i publikuar në faqen zyrtare të KE-së.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software