About: http://data.cimple.eu/claim-review/7d09527fdfd8734081ab0aa65b5cd771ca611207e93a1275d9876de2     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena e Agim Bahtirit për Punësimin Deklarata Agim Bahtiri: “Premtoj që gjatë mandatit tim do t’i punësoj 15 mijë njerëz”, kishte deklaruar Bahtiri. Vlerësimi Rrenë e kryptë Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka dështuar t’i krijojë 15 mijë vende të reja të punës në Komunën që po e udhëheq tash më shumë se tri vjet. Ai nuk ka arritur ta funksionalizojë parkun e biznesit në Mitrovicë. Ndërsa të dhënat e Agjencisë së Statistikave flasin se që nga viti 2013 e deri në shtator të vitit 2016, në tërë Kosovën, janë vetëm 10 mijë persona më shumë të punësuar. Artikulli Kryetari i Komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale të vitit 2013, pati premtuar që në mandatin e tij 4 vjeçar do të punësojë 15 mijë njerëz. “Premtoj që gjatë mandatit tim do t’i punësoj 15 mijë njerëz”, kishte deklaruar Bahtiri. Pas më shumë se tri vjet qeverisje, Bahtiri nuk i është afruar kësaj shifre. KALLXO.com ka kërkuar nga zyra për informim në këtë komunë numrin e të punësuarve prej marrjes së mandatit të Bahtirit, por për tri ditë nuk ka marrë përgjigje. Referuar institutit GAP, në komunën e Mitrovicës, përjashtimisht dërgimit në Kazakistan të 200 personave për të punuar në kuadër të firmës ‘Mabetex Grup’, gjatë periudhës janar-shtator 2015, Komuna e Mitrovicës në bashkëpunim me UNDP ka punësuar 45 të rinj në pastrimin e lumenjve. Kjo është quajtur dhe vlerësuar si projekt për nxitje të punësimit. E të dhënat e Agjencisë së Statistikave për tregun e punës thonë se në vitin 2013 kanë qenë 338 mijë persona të punësuar. Sipas të njëjtës Agjenci, në fillim të vitit 2013 ishin vetëm 300 mijë të punësuar në Kosovë, pra ka pasur plot 38 mijë persona më pak të punësuar. Kurse, në fund të muajit shtator, sipas një raporti të ASK-së, të punësuar kanë qenë 347 mijë persona. Në fakt, nëse i marrim si të mirëqena statistikat e ASK-së të prodhuara së fundmi del që deri në fund të muajit shtator janë krijuar 47 mijë vende të reja të punës. Pra, bazuar në të dhënat e ASK-së, nga viti 2013 kur është bërë premtimi i Bahtirit, e deri në fund të muajit shtator kemi vetëm 10 mijë persona më shumë të punësuar. KALLXO.com ka publikuar disa analiza për numrat për papunësinë. Gjithashtu, rrena për punësimin dhe shkallën e papunësisë kanë bërë edhe udhëheqës të tjerë të institucioneve.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software