Publikimi i komenteve si lajm për të punësuarit në Kosovë
Deklarata
Sa të punësuar i ka pasur Kosova para pandemisë? Sa të punësuar i ka Kosova sot?
Vlerësimi
Me kos
Në artikull nuk është ofruar përgjigje për pyetjen e parashtruar në titull të artikullit: “Sa të punësuar i ka pasur Kosova para pandemisë? Sa të punësuar i ka Kosova sot?” Titulli burimin e ka tek një postim i një qytetari i cili në formë të sarkazmës i ka kontestuar statistikat e publikuara sa i përket papunësisë. Në brendi të tekstit, ueb faqja ka vendosur edhe disa komente të përdoruesve të tjerë të rrjetit social Facebook që kanë shkruar në postim, por pa e treguar se ato janë komente të qytetarëve dhe nuk përbëjnë lajm.
Artikulli
Më 24 tetor 2022, faqja a-news24.com ka publikuar një informacion me titull: “Sa të punësuar i ka pasur Kosova para pandemisë? Sa të punësuar i ka Kosova sot?”.
E njëjta përmbajtje është shpërndarë në disa faqe në facebook si Maqedonia Shqiptare dhe A news24.
Teksti i publikuar nuk ofron përgjigje për pyetjet që janë parashtruar në titullin e lajmit.
Titulli burimin e ka tek një postim i një qytetari i cili në formë të sarkazmës i ka kontestuar statistikat e publikuara sa i përket papunësisë.
Në brendi të tekstit, ueb faqja ka vendosur edhe disa komente të përdoruesve të tjerë të rrjetit social Facebook që kanë shkruar në postim, por pa e treguar se ato janë komente të qytetarëve dhe nuk përbëjnë lajm.
Komentet dhe postimi janë paraqitur në formë të lajmit, por që nuk kanë përmbajtje lajmore.