schema:text
| - Receta e rreme me hudhër dhe lemon që shëron qytetarët
Deklarata
Mjekët e mbanin sekret/ Kjo është receta me hudhër dhe limon që i shpëton shqiptarët nga kjo sëmundje e përhapur shumë…
Vlerësimi
Rrenë
Artikulli me titull “Mjekët e mbanin sekret/ Kjo është receta me hudhër dhe limon që i shpëton shqiptarët nga kjo sëmundje e përhapur shumë…” është i rremë. Profesionistët shëndetësorë thotë se receta të tilla nuk janë pjesë e protokoleve shëndetësore dhe nuk kanë asnjë bazë shkencore. Ata thotë se nuk i mbajnë sekrete kurat për sëmundje. Profeionistër thonë se barnat primare për sëmundje duhet të përshkruhen nga mjekët.
Artikulli
Më 14 qershor 2023 faqja e Facebook-ut “Tema Ditore” publikoi një lajm me titll “Mjekët e mbanin sekret/ Kjo është receta me hudhër dhe limon që i shpëton shqiptarët nga kjo sëmundje e përhapur shumë…”
I njëjti artikull është publikuar edhe në faqen e internetit “alhikmaofficial.com”.
Në artikull nuk është referuar asnjë burim kredibil e as ndonjë e dhënë shkencore që i mbështet konstatimet e bëra në titull.
Krypometri ka kontaktuar me Agim Krasniqi, specialistit i Mjekësisë Familjare, i cili ka thënë se konstatimet e bëra në këtë artikull nuk kanë asnjë bazë shkencore.
“Ky lajm bënë pjesë në lajme të pa bazuara në shkencë konvencionale mjekësore. Nuk është kurrfarë sekreti, sepse nuk është terapi e cila është e pranuar nga protokolet mjekësore dhe OBSH” – tha doktor Krasniqi.
Ai ka rekomanduar qytetarët që sa herë kanë probleme shëndetësore t’i drejtohen mjekut. Shmangja e informacioneve të cilave nuk u dihet burimi, sipas tij, e ruan shëndetin e pacientëve.
“Pacientët para përdorimit duhet të konsultohen me mjekun e tyre familjar. Mos të ekperimentojnë me shëndetin e tyre sepse disa raste mund të rrezikojnë mirqenjen e tyre shëndetësore” – ka vlerësuar Dr. Agim Krasniqi.
Në anën tjetër, edhe Dr. Besim Buda, specialist i mjekësisë së përgjithshme, ka thënë se ky lajm nuk ka bazë shkencore.
Sipas tij, mjekët nuk mbajnë sekrete për recetat.
“Kjo është gënjeshtër, nuk kanë arsye mjekët me mbajtë sekrete. Kjo është një teori konspiracioniste. Të tilla po shohim çdo ditë, nuk ka arsye që mjeku me mbajtë të fshehtë kurat…” – ka thënë ai për KALLXO.com.
Buda ka thënë se këshilla më e mirë është që të vizitohet mjeku nga secili qytetar që ka probleme shëndetësore.
“Janë disa pije, si çajra të cilat janë të verifikuara se mund të jenë të dobishme për shëndetin, ato shërbejnë si ndihmës, por ato nuk mund të shërbejnë si barna primare” – tha ai.
“Përmbajtja e këtij lajmi është e rreme dhe pa bazë shkencore. Këto receta nuk kanë shpjegim shkencor dhe nuk duhet të besohen nga qytetarët” – ka vlerësuar Dr. Buda.
|