About: http://data.cimple.eu/claim-review/7e33191fb176ac2f31cdf8ad71860d27960e1488c74ac4ed0e40f347     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Facebook/ Komuna e Ferizajt Premtohet shpalosja e detajeve për shpenzimet e vitit 2020 të Komunës së Ferizajt Deklarata “Kur do të përgatisim pasqyrat financiare për vitin 2020, do të bëjmë shtjellimin për secilën kategori se a është shpenzuar për atë kategori apo jo” Vlerësimi Hetimet vazhdojnë KRYPOMETRI do të monitorojë zotimin e drejtoreshës së Financave të Komunës së Ferizajt për evidentimin e mjeteve financiare të marra nga investimet kapitale. Artikulli Drejtoresha e Financave në Komunën e Ferizajt, Sebahate Ajeti-Sadiku ishte zotuar se në vitin 2020 do të përgatisin pasqyrat financiare ku do të bëhet shtjellimi për secilën kategori se sa mjete financiare janë marrë nga investimet kapitale. Ky zotim është dhënë në tetor të vitit 20, në debatin e mbajtur në Komunën e Ferizajt për gjetjet e auditorit dhe zbatimin e rekomandimeve nga ana e Komunës. “Kur do të përgatisim pasqyrat financiare për vitin 2020 do të bëjmë shtjellimin për secilën kategori se a është shpenzuar për atë kategori apo jo”, tha Ajeti-Sadiku. Sipas saj, në pasqyrat financiare për vitin 2019 nuk e kanë bërë shpalosjen konkrete se sa mjete janë marrë nga investimet kapitale. “Në pasqyrat financiare nuk e kemi bërë shpalosjen konkrete se sa mjete janë marrë nga investimet kapitale për pagesën e një kategorie tjetër, në këtë rast të pagave jubilare”, ka thënë ajo. Sipas raportit të Zyrës së Audtimit për vitin 2019, Komunës së Ferizajt i janë dhënë 20 rekomandime, 5 më pak se në vitin paraprak Rekomandimet kryesisht kanë qenë për të hyrat, shpenzimet, menaxhimin e pasurimeve dhe detyrimeve. Komuna e Ferizajt është ndër institucionet që në 2018 ka marrë më së shumti rekomandime nga Auditori për të adresuar lëshimet e shkeljet në këtë komunë. 25 rekomandime ka marrë kjo komunë nga Zyra Kombëtare e Auditimit në vitin 2018, që krahasuar me vitin 2017 kur i kishte pranuar 17 rekomandime kishte një rritje për 7 sosh. Rekordi i kësaj komune sa i përket numrit të rekomandimeve ishte shënuar në vitin 2016, kur kishte pranuar 29 rekomandime nga auditori. Fusha e prokurimit është një prej fushave në të cilën Auditori ka gjetur më së shumti parregullsi në vitin 2018. Vetëm në prokurim publik kjo Komunë ka marrë 11 rekomandime në vitin 2018 për 11 dobësi e shkelje të identifikuara në këtë fushë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software