schema:text
| - Video e manipuluar për Kurtin dhe Vuçiq
Deklarata
Tash radhën për një qisi grushti në zgjedhje e ka: Memli, Lumiri edhe Ramushi
Vlerësimi
Rrenë
Videoja e publikuar nga faqja e Facebook-ut “Thënie nga Albin Kurti” me përshkrimin “Tash radhën për një qisi grushti në zgjedhje e ka: Memli, Lumiri edhe Ramushi” është e rreme. Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se përmbajtja e kësaj videoje është e rreme.
Artikulli
Më 10 korrik 2023 faqja e Facebook-ut “Thënie nga Albin Kurti” (Arkiva) publikoi një video me përshkrimin “Tash radhën për një qisi grushti në zgjedhje e ka: Memli, Lumiri edhe Ramushi”. Në videon e shpërndarë shihein dy boksierë duke boksuar.
Video e publikuar ka 22 mijë shikime, 780 pëlqime dhe mbi 60 komente.
Krypoemtër më 19/12/2023 verifikoi se videoja e shpërndarë nga “Thënie nga Albin Kurti” është e manipuluar. Video origjinale është bërë më 10 prill 2021, në duelin në mes të boksierëve Ajagba dhe Howard. Krypometri e verifikoi videon e publikuar dhe gjeti se e njëjta është fabrikuar.
Video është e manipuluar, pasi dy boksierëve i është vendosur nga një fotografi, e kryeministrit kosovar, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Rreth kësaj video dhe përshkrimi, Krypometri ka kontaktuar me zëdhnësin e Lëvizjes Vetëvendsoje, Arlind Manxhuka, i cili tha se videoja është e rreme.
“Kjo nuk është e vërtetë, videoja është manipuluar”– tha Manxhuka.
|