Video e manipuluar e Albin Kurtit
Deklarata
Kurti Pasi Reparoj Turbinen ne KEK Per Hungari 20€ Bileta
Vlerësimi
Rrenë
Faqja e Internetit Drenica Graphic ka shpërndarë një video të Albin Kurtit me mbishkrim “Kurti Pasi Reparoj Turbinen ne KEK Per Hungari 20€ Bileta”, në të cilën kinse dëgjohet se do largohet nga Kosova. Video ka përmbajtje të rreme. Kjo faqe e internetit e ka kombinuar një video të Albin Kurtit dhe zërin e një qytetari tjetër për të prodhuar një video të rreme. Albin Kurti nuk ka folur për largim të tij nga Kosova apo për riparime në KEK ashtu siç është paraqitur në video. Përpos deklaratës, kjo faqe e internetit ka bërë ndërhyrje dhe në videon ku shihet kryeministri Kurti duke e paraqitur sikur ka lëndime e njolla në fytyrë.
Artikulli
Më 23 janar 2022 faqja e internetit Drenica Graphic ka publikuar një video të Albin Kurtit me mbishkrim “Kurti Pasi Reparoj Turbinen ne KEK Per Hungari 20€ Bileta” me audio të fabrikuar kinse ai do të largohet nga Kosova.
Kjo video vazhdon të shpërndahet edhe sot në Facebook dhe deri tash është shpërndarë 1,100 herë. Përveç kësaj, ka marrë 1,500 reaksione, 600 komente dhe 222 mijë shikime.
Përmbajtja e videos është e rreme, pasi video është e manipuluar. Kjo faqe e internetit e ka kombinuar një video të Albin Kurtit dhe zërin e një qytetari tjetër për të prodhuar një video të rreme.
Albin Kurti nuk ka folur për largim të tij nga Kosova apo për riparime në KEK ashtu siç është paraqitur në video.
Përpos deklaratës, kjo faqe e internetit ka bërë ndërhyrje edhe në video / anën vizuele ku shihet kryeministri Kurti me disa shenja në fytyrë.
Kombinimi i zërit të një qytetari me një video të Albin Kurtit ka bërë që të prodhohet një video me përmbajtje të rreme.
Gjatë prodhimit të përmbajtjes, gazetarët nuk guxojnë të falsifikojnë apo manipulojnë me fakte.