About: http://data.cimple.eu/claim-review/7e632ff2c4559fbb1a78b05021548d93b215f41ac8fca1d06f55fe5d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Foto: Ramush Haradinaj/Facebook ’13 ditë deri në liberalizim’ Deklarata Ramush Haradinaj: Besoj se do ta marrim liberalizimin jo shumë larg, para Vitit të Ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Kryeministri Ramush Haradinaj e ka bërë edhe një premtim për liberalizimin e vizave. Ka thënë se brenda këtij viti do të marrim liberalizimin e vizave. Deri më tani Haradinajt nuk i kanë dalë të sakta shumë premtime për liberalizim të vizave. Edhe kësaj radhe, KRYPOMETRI do t’i kushtojë vëmendje premtimit të dhënë nga Haradinaj, për të parë nëse do të realizohet. Artikulli Kur viti 2018 po numëron ditët e tij të fundit, Kryeministri Ramush Haradinaj arriti të nxjerrë një premtim të fundit për liberalizim të vizave. Një nga temat dhe kërkesat maratonike të qytetarëve dhe institucioneve për lirim nga regjimi i vizave ka vazhduar edhe në 10 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës. Megjithëse nga ana e BE-së nuk u dhanë shpresa për realizimin e liberalizimit në një të ardhme të afërt, qeveria e Kosovës po vazhdon të jetë optimiste. Në një konferencë pas mbledhjes së qeverisë, Ramush Haradinaj ka thënë se liberalizimi pritet të bëhet para përfundimit të këtij viti, pra edhe 13 ditë. “Ne tani kemi dy kërkesa për BE-në e kemi normalizimi i dialogut dhe liberalizimi i vizave, këto dyja janë në proces kjo nuk ndërlidhet me taksën kjo është e ndame. Besoj se do ta marrim liberalizimin jo shumë larg, para Vitit të Ri, por kjo nuk ndërlidhet me taksën”, tha Haradinaj. Në anën tjetër, nga vetë zyrtarët e BE-së ka pasur deklarata se liberalizimi mund të pritet në vitin 2020. “Tani çështja është te Këshilli Europian dhe ky Këshill është vendi që merr më së shumti kohë prandaj jam shumë i bindur që viti 2020 është afati më realist”, tha ai në konferencë për shtyp gjatë vizitës në Prishtinë.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software