About: http://data.cimple.eu/claim-review/7e7964ff031f4ed3c328010948006526e7a3de91459868785bb8c967     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për datën se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë Deklarata Zbulohet data, kur do të përfundojë lufta në Ukrainë/ A është kjo dita kur përfundon? Vlerësimi Rrenë Lufta në Ukrainë nuk ka përfunduar dhe nuk ka asnjë paralajmërim se me datë 9 maj mund të përfundojë. Rusia me datë 21 shtator 2022 ka marrë vendim që të aktivizojë edhe 25 mijë rezervistë. Ky vendim i Rusisë është parë nga ekspertët e sigurisë si sinjal që Rusia mund të rrisë sulmet e saj ndaj vendbanimeve në Ukrainë. Artikulli Në faqen e internetit “lajmet.abntimes24.com”, më datën 24 shtator 2022 është publikuar një informacion me titullin “Zbulohet data, kur do të përfundojë lufta në Ukrainë/ A është kjo dita kur përfundon?”. Kjo përmbajtje është shpërndarë në disa faqe të Facebookut më datën 24 shtator 2022: Republika, Info Ditore, Rubikon dhe Revista. Në titull pretendohet për një datë të mundshme kur do të përfundojë lufta në Ukrainë. Në artikull thuhet se lufta në Ukrainë mund më datë 9 maj, pa e cekur se për cilin vit bëhet fjalë. Kjo është ndërlidhur me datën 9 maj të cilën Rusia e feston zyrtarisht që nga viti 2015 si ‘Ditën e Fitores mbi Nazizmin’ në Luftën e Dytë Botërore. Deri më 6 maj 2023 kanë mbetur edhe 6 muaj, ndërkohë që luftimet në Ukrainë është paralajmëruar se mund të përshkallëzohen. Rusia më datë 21 shtator 2022 ka marrë vendim për mobilizim të pjesshëm ushtarak. Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha në një intervistë televizive se do të mobilizohen vetëm ata rusë që kanë përvojë përkatëse luftarake, shërbimi ushtarak, jo rekrutët dhe studentët. Shoigu tha se rreth 300,000 njerëz të tillë do të thirren. Ky vendim i Rusisë është parë nga ekspertët e sigurisë si sinjal që Rusia mund të rrisë sulmet e saj ndaj vendbanimeve në Ukrainë. Ndërsa, më 9 maj të vitit 2022 mediat ndërkombëtare kishin pritur që Rusia do të shpall luftën me Ukrainën dhe për pasojë do të angazhojë shumë më shumë forca. Rusia prej fillimit të luftës në Ukrainë kishte vendosur që aksionin e saj të quaj “Operacion Special”. Më 11 shtator 2022, janë bërë 200 ditë që kur ka filluar lufta. Ende nuk ka asnjë afat kohor se kur do të përfundojë lufta në Ukrainë e nisur nga forcat e armatosura ruse.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software