About: http://data.cimple.eu/claim-review/7eb7ae377de428d6d4150a1f1c854ca04c4dc21ace6991c22893fa90     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Video e manipuluar me brohoritjet “Albin Baba” Deklarata Video e realizuar në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në të cilën dëgjohet duke folur kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, dhe në prapavi dëgjohen qytetarët duke brohoritur “Albin baba” është e manipuluar Vlerësimi Rrenë Video e realizuar në qendrën tregtare “Abi Çarshia” në të cilën dëgjohet duke folur kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, dhe në prapavi dëgjohen qytetarët duke brohoritur “Albin baba” është e manipuluar. Pamjet e transmetuara në këtë video nuk janë xhiruar gjatë tubimit elektoral të Lëvizjes Vetëvendosje, por, janë shkëputur gjatë koncertit të fundvitit në qendrën tregtare “Abi Çarshia”. Fjalimi i Kurtit dhe brohoritjet që dëgjohen në sfond janë marrë nga tubimi elektoral i Lëvizjes Vetëvendosje në Vushtrri. Menaxhmenti i qendrës tregtare “Abi Çarshia” ka konfirmuar se videoja në fjalë është realizuar gjatë një koncerti të Sabri Fejzullahut dhe nuk ka lidhje me tubim zgjedhor të LVV gjatë fushatës së zgjedhjeve të caktuara me 09.02.2025. Artikulli Më 29.01.2025, llogaria në Facebook (arkiva dhe arkiva) ka publikuar një video të një grumbulli të madh të qytetarëve në të cilën dëgjohen brohoritje “Albin Baba” dhe një pjesë e një fjalimi të kandidatit për Kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherit kryeministrit aktual Albin Kurtit. Përmes kërkimeve në internet, Krypometër ka gjetur se brohoritjet e qytetarëve “Albin Baba” dhe deklarimi i Kurtit se “Baba, po, me dalë në Zgjedhje, por jo vetëm Baba – edhe djemtë, edhe vajzat, edhe nanat, edhe dajtë, edhe hallat, edhe tezet, edhe kushërinjtë e të gjithë anëve me dalë më 9 shkurt dhe me e votu Vetëvendosjen dhe numrin 118” është shkëputur nga një tubim i organizuar në Komunën e Vushtrrisë, më 21.01.2025 (minuta 09:11). Tutje, Krypometër ka kërkuar në faqen e Lëvizjes Vetëvendosje dhe ka gjetur se gjatë fushatës elektorale të Zgjedhjeve nacionale të vitit 2025, kjo parti e ka mbajtur një takim të madh në Prizren më 17.01.2025 dhe atë në Palestrën “Sezai Surroi” (arkiva & video). Në faqen e Vetëvendosjes nuk ka informacione se ata kanë mbajtur takime në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”. Përmes kërkimit të imazheve në Google Lens, Krypometër ka gjetur se videoja në fjalë është realizuar në dhjetor të vitit 2024. Krypometër ka kontaktuar me Menaxhmentin e Qendrës Tregtare “Abi Çarshia”, të cilët konfirmuan se kjo video është realizuar gjatë një koncerti të Sabri Fejzullahut dhe nuk ka lidhje me ndonjë tubim të LVV. “Videoja është manipuluar nga koncerti i Sabri Fejzullahut, që është mbajtur në Abi Çarshi. Mund të konfirmoj se nuk është reale, pra kjo video është nga eventi ‘Verë n’Çarshi’. S’ka lidhje me tubimin e LVV.”- kanë thënë nga Menaxhmenti i Abi Çarshisë për Krypometër. Videoja me zë të modifikuar është publikuar aktalisht në kohë të fushatës elektorale. Me Vendim të presidentes Vjosa Osmani Zgjedhjet parlamentare janë caktuar të mbahen më 09.02.2025, procesi i parë ky i rregullt zgjedhor në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Albin Kurti është Kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kryeministër i Kosovës, e njëkohësisht kandidat për Kryeministër për një mandat të ri, në Zgjedhjet që pritet të mbahen më 09.02.2025. Kundërkandidatë të Kurtit janë: Bedri Hamza nga Partia Demoraktike e Kosovës, Lumir Abdixhiku nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ramush Harandinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software