About: http://data.cimple.eu/claim-review/7f0644064b7d07541c5525d4897a19303ee6f48c6883716a6640f9b3     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Huqja e dyfishtë e Lutfi Hazirit Deklarata Lutfi Haziri: PDK me komisioner serb për zgjedhjet e nesërme në komunat e veriut të Republikës së Kosovës Vlerësimi Rrenë e kryptë Haziri i ka bërë dy huqje. Huqja e parë e kryetarit të Gjilanit është bërë në lidhje me datën e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore. Zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj, e jo sic ka deklaruar Haziri me 11 maj. Huqja e dytë e Hazirit është në lidhje kandidatët e partive të cilët janë në garë për kryetar të komunave. PDK, Vetëvendosje dhe Lista serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në veri. Artikulli Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri ka bërë dy huqje në një postim dy rreshta e gjysmë në rrjetin social Facebook, në lidhje me zgjedhjet në katër komunat veriore me shumicë serbe. Huqja e parë e kryetarit të Gjilanit është bërë në lidhje me datën e mbajtjes së zgjedhjeve në katër komunat veriore. Haziri në postimin e tij ka shkruar se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen nesër (12 maj). Por, zgjedhjet në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen më 19 maj. “PDK me komisioner serb për zgjedhjet e nesërme në komunat e veriut të Republikës së Kosovës”, thuhet në postimin e Hazirit. Huqja e dytë e Hazirit është në lidhje kandidatët e partive të cilët janë në garë për kryetar të komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Haziri ka shkruar se PDK nuk ka kandidatë për kryetar në këto katër komuna. Por, Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista serbe janë tri subjektet që kanë aplikuar për të marrë pjesë në zgjedhjet e 19 majit në veri. Kandidatët për kryetarë të Komunës së Mitrovicës së Veriut janë, Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, Gonxhe Çaushi nga PDK dhe Goran Rakiq nga Lista Srpska. Kandidatët për kryetarë të Komunës së Leposaviqit janë, Fisnik Veseli nga Lëvizja Vetëvendosje, Shaqir Hetemi nga PDK dhe Zoran Todiq nga Lista Srpska. Kandidatët që janë në garë për kryetar të Komunës së Zubin Potokut janë, Liridona Karimani nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysen Mehmeti nga PDK dhe Srdjan Vuloviq nga Lista Srpska. Në Komunën e Zveçanit, garojnë Avdi Peci nga Lëvizja Vetëvendosje, Ilir Peci nga PDK dhe Vuqina Jankoviq nga Lista Srpska.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software