About: http://data.cimple.eu/claim-review/7f2df036c8a33f1aa36e588130230822befc59fb049ba4514ca7aaac     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Raportohet i vdekur gabimisht i riu nga Gjilani Deklarata Fotografia e publikuar nga PikaPress në njoftimin mortor. Vlerësimi Rrenë Fotografia e publikuar së bashku me njoftimin për vdekjen e të riut, V.Hasani është e rreme. KALLXO.com ka kontaktuar me personin që shihet në fotografi në njoftimin mortor dhe ai ka thënë se i është keqpërdorë fotografia e tij. Ai ka thënë se është gjallë dhe se aktualisht është në orarë të punës. Artikulli Më 13 mars 2023, faqja në Facebook “Pika Press” ka publikuar një shkrim në lidhje me vdekjen e një të riu në Komunën e Gjilanit. “Bëhet e ditur se me 13.03.2023, në moshën 22 vjeçare, ka vdekur Valmir (Lulzim) Hasani. Ai vdiq pas një ataku kardiak”- thuhet në shkrimin e publikuar nga “Pika Press”. Krahas këtij njoftimi mortor është publikuar edhe një fotografi të një të riu me të cilin e ka përcjellë informacionin. Por fotografia e përdorur në këtë njoftim nuk është e personit i cili kishte vdekur. KALLXO.com ka kontaktuar me Valmir Hasanin një tjetër qytetar me emrin e njëjtë me atë që kishte vdekur dhe ka konfirmuar se fotografia e tij ishte publikuar gabimisht nga kjo faqe në Facebook. “Unë jam gjallë, fotografia ime është keqpërdorur, pra personi që shihet në fotografi jam unë dhe nuk kam vdekur”- tha shkurt personi, të cilit i është shpërndarë fotografia nga faqja “Pika Press”. Ai ka thënë se babai i tij e ka emrin Selami dhe jo Lulzim, sic është raportuar nga kjo faqe në Facebook. Në ndërkohë, shumë faqe të tjera kanë raportuar për vdekjen e të riut Valmir (Lulzim) Hasani, por kanë publikuar një fotografi të një personi tjetër që thuhet se është nga Hodonci i Kamenicës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software