About: http://data.cimple.eu/claim-review/800179aaf93add273aeda17a68741813de7aadda1f7bef77ab198d3e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Lajmet e rreme për luftën në Ukrainë: Ripublikohen fotografi të vjetra të grave dhe vajzave të armatosura Deklarata “Gratë dhe vajzat e Ukrainës rrokin armët, mbrojnë vendin e tyre” Vlerësimi Rrenë Fotografitë e vajzave dhe grave ukrainase të veshura me uniforma ushtarake duke mbrojtur vendin në luftë kundër Rusisë nuk janë bërë pas sulmeve të Rusisë në këtë shtet. Këto fotografi qarkullojnë nëpër internet së paku nga viti 2016 deri në vitin 2021. Artikulli Pas fillimit të sulmeve të Rusisë në Ukrainë më 24 shkurt, disa media kanë publikuar fotografi të vajzave ukrainasve me uniforma ushtarake. “Gratë dhe vajzat e Ukrainës rrokin armët, mbrojnë vendin e tyre”, thuhet në mbishkrimin e një albumi prej 7 fotografive, të publikuara më 26 shkurt nga mediat si Klan Kosova, TopTvKosova, E vërteta, Kavaja.net, JOQ Maqedonia, Kronika.com, Telenews.al, Drenica Online, N’frekuencë – ATV. Shtatë fotografitë e grave dhe vajzave të Ukrainës, të publikuara në Facebook të Klan Kosovës kanë gumbulluar 18 mijë pëlqime ndërsa te mediat e tjera, pëlqimet variojnë nga një deri në 456 pëlqime. Fotot e publikuara nëpër rrjetet sociale të mediave online janë realizuar në periudha të ndryshme nga viti 2016 deri 2021 dhe nuk janë shkrepur gjatë kohës kur ka nisur sulmi rus në Ukrainë. Më poshtë janë fotografitë dhe faqet ku mund të gjenden fotografitë të cilat janë publikuar nga disa media në Kosovë duke iu referuar luftës në Ukrainë. Kjo foto është publikuar më 2 janar 2019, Fotoja e dytë është publikuar më 22 gusht të vitit 2021 gjatë një parade të ushtrisë së Ukrainës për 30 vjetorin e Ditës së Pavarësisë. Fotoja tjetër është realizuar në vitin 2018 nga fotografi Andriy Dubchak dhe nuk është nga situata aktuale në Ukrainë. Kjo fotografi e Oleksandra Bessmertnaya është publikuar në faqen e fotografit Dubchak së bashku me shumë fotografi të tjera. Mediat online shpërndanë edhe një fotografi tjetër të një vajze ukrainase me uniformë. Fotoja është realizuar në dhjetor të vitit 2021, teksa një njësi ushtarake e Ukrainës po bënte përgatitje për një pushtim të mundshëm nga Rusia. Fotografia është shkrepur nga Doug Seeburg. Fotoja e dy vajzave ukrainase të veshura me uniforma ushtarake, e cila është publikuar nga mediat në Kosovë për të portretizuar përgatitjen e ukrainaseve për luftë pas sulmit rus në Kosovës është publikuar 4 vite më parë në një përmbledhje të imazheve të vitit. Fotoja e mësipërme, një vajzë duke mbajtur një armë të gjatë, e cila po ashtu është publikuar të dielën në mbrëmje nga disa media në Kosovë, është publikuar në vitin 2016 gjatë një operacioni anti-terrorist të realizuar nga ushtria ukrainase i njohur si ATO. KALLXO.com në vazhdimësi ka raportuar për lajmet e rreme që janë duke qarkulluar për ngjarjet në Ukrainë. Raportimet mund t’i gjeni në këtë link.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software