About: http://data.cimple.eu/claim-review/80882e92555019b787f1347ba701867cae7320cc576f7d24079de11d     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për 12 muaj dimër Deklarata 12 muaj dimër, borë, akull, temperatura deri në -50 gradë… Vlerësimi Me kos Titulli i artikullit “12 muaj dimër, borë, akull, temperatura deri në -50 gradë…” shkencëtaret paralajmërojne: Ja çfarë e pret Tokën” është i rremë. Në artikulli e shpërndarë flitet për pritjet për një dimër në vitin 2020, por jo të vitit 2023. Përveç kësaj, faqja që e kishte publikuar këtë artikull në vitin 2020, The Sun e kishte përmirësuar të njëjtin, duke thënë se pretendimet e një eksperti që e kanë cituar ata janë kundërshtuar gjerësisht nga komuniteti shkencor. Artikulli Më 1 maj 2023 Gazeta Aktualiteti ka shpërndarë një lajm me titull “12 muaj dimër, borë, akull, temperatura deri në -50 gradë…”, shkencëtaret paralajmërojne: Ja çfarë e pret Tokën”. I njëjti shkrim është publikuar edhe në portale dhe faqe tjera si: Lajmi i Fundit, Gjithcka mbi shëndetin, Telalli, Koha Jonë, Ekskluzive.al, Gazeta Javore, Televizioni SuperSky. Ky lajm në faqe të ndryshme është shpërndarë që nga viti 2020, duke e përdorur si pikë reference gazetën britaneze ‘The Sun’. Më 2 shkurt 2020 The Sun ka publikuar një sqarim se e ka edituar artikullin e publikuar në të cilin pretendohet se planeti Tokë do të futet në një ‘mini epokë të akullt” brenda 30 viteve. Një studim i mëhershëm, sipas The Sun, sugjeroi se Toka duhet të përgatitej për një periudhë në të cilën Dielli lëshon më pak energji – ose nxehtësi – se zakonisht. Më pas kanë thënë se artikulli i parë kishte pasaktësi. Sipas NASA-s, Dielli parashikohej të arrinte aktivitetin e tij më të ulët në mbi 200 vjet në vitin 2020. Por, të dhënat më të fundit të marra nga NOAA (Administrata Kombëtare e Oqeanit dhe Atmosferës) në dhjetor tregojnë se nuk do të jetë më kështu, ka raportuar The Sun. “Nuk ka asnjë provë se jemi drejt një minimumi të rrezatimit diellor. Nuk shohim asgjë që i afrohet një minimumi të tillë, të paktën jo në të ardhmen e afërt”- tha Doug Biesecker nga NOAA. Kjo hudh poshtë një pretendimin gjerësisht të diskutueshëm nga ekspertja e Universitetit Northumbria, Valentina Zharkova, e cila tha për The Sun se temperaturat mesatare në mbarë botën do të bien deri në 1C. Minimumet diellore janë pjesë e ciklit natyror të jetës së Diellit si Yll dhe ndodhin një herë në 11 vjet. Megjithatë, NASA deklaroi më parë se cikli diellor i vitit 2020 do të ishte më i dobëti i 200 viteve të fundit. The Sun potencon se “Një version i mëparshëm i këtij artikulli nuk e bëri të qartë se pretendimet e profesor Zharkovës kundërshtohen gjerësisht nga komuniteti shkencor. Ky artikull gjithashtu iu referua të dhënave të vjetruara që janë zëvendësuar nga gjetjet e NOAA”.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software