About: http://data.cimple.eu/claim-review/813e7b5d82ff266a5afe2c1964167bf925e73fa471660e643a21d1d7     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Mbishkrimi i rremë në një fotografi të vjetër të Blerand Stavilecit dhe Safet Gërxhaliut Deklarata “Shiqoje sesi i qëndrojnë gatitu shqiptarët e PDK dhe Oda Ekonomike. Gjuriq bënte thirrje të mos votohet Albin Kurti” Vlerësimi Me kos Janë të rreme pretendimet se Marko Gjuriq ka bërë thirrje që të mos votohet Albin Kurti, derisa mbrapa tij qendrojnë ish-ministri i Zhvillimit Ekonomik Blerand Stavileci dhe ish-Kryetari i OEK Safet Gërxhaliu. Kjo fotografi është realizuar në vitin 2015, kur një delegacion i Kosovës kishte nënshkruar një Marrëveshje mes dy Odave Ekonomike: asaj të Kosovës dhe Serbisë. Në atë kohë, Stavileci kishte qenë Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Gërxhaliu Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Marko Gjuriq, Shef i Zyrës për Kosovë në Qeverinë Serbe. Artikulli Më 07.02.2025, faqja në Facebook, Albin Forca (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihen anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës Blerand Stavileci, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq. “Shiqoje sesi i qëndrojnë gatitu shqiptarët e PDK dhe Oda Ekonomike. Gjuriq bënte thirrje të mos votohet Albin Kurti”- thuhet në postim. Krypometër ka kërkuar në internet fotografinë me maqinën Google Lens dhe ka gjetur se e njëjta ishte realizuar në vitin 2015. Në atë kohë, Stavileci kishte qenë Ministër i Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Gërxhaliu, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Marko Gjuriq, Shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë Serbe. Palët ishin takuar për të nënshkruar një Marrrëveshje mes dy Odave Ekonomike: asaj të Kosovës dhe Serbisë. Mediat, në atë kohë, nuk kanë raportuar se në atë takim nuk është bërë thirrje që të votohet njëra apo tjetra parti në Kosovë. I kontaktuar nga Krypometër, ish-kryetari i OEK Safet Gërxhaliu ka thënë se pretendimet në këtë postim janë të rreme. Gjithashtu, Krypometër ka kontaktuar me PDK në lidhje me postimin e faqes Albin Forca. Teuta Berisha nga PDK e ka quajtur postimin në fjalë manipulim me fakte dhe propagandë. “Manipulim me fakte, propagandë dhe fake news.”- ka thënë Berisha. Blerand Stavileci është anëtar i Kryesisë në Partinë Demokratike të Kosovës, ndërsa në të kaluarën ai ka mbajtur disa pozita ministrore. Stavileci ka mbajtur pozitën e Ministrit të Bujqësisë dhe atë të Zhvillimit Ekonomik. Safet Gërxhaliu kishte mbajtur pozitën e Kryetarit të OEK deri në vitin 2018, për të dorëzuar më pas detyrën te Berat Rukiqi.
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 11 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software