About: http://data.cimple.eu/claim-review/8146e2820ac4d42b4b1166fd6686eea5dc15ab9648703730fe7012ce     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për bullduzherin e policisë Deklarata Bageri që hapi dyert e manastirit ku ishin terroristët po largohet pas detyrës së kryer Vlerësimi Rrenë Publikimi “Bageri që hapi dyert e manastirit ku ishin terroristët po largohet pas detyrës së kryer…” është i rremë. Burime zyrtare dhe materiale filmike kanë dëshmuar se dyert e manastirit nuk janë thyer nga Policia e Kosovës por nga grupi terrorist. Artikulli Më 24 shtator 2023 Gazeta Selam ka publikuar një foto të një bullduzheri me mbishkrim: “Bageri që hapi dyert e manastirit ku ishin terroristët po largohet pas detyrës së kryer…”. Ky postim ka marrë 167 reagime nga ana e lexuesëve. Përmbajtja e njëjtë është publikuar edhe në faqen tjetër Shprehu 02. Krypometri ka verifikuar nëse bullduzheri që shihet në fotografi është përdorur për të thyer dyert e manastirit. Për të verifikuar këtë informacion është kërkuar qëndrim zyrtar nga Policia e Kosovës e cila ka menaxhuar situatën e 24 shtatorit 2023. Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, në një deklaratë për Krypometër ka konfirmauar se makineria që shihet në fotografi nuk është përdorur për të thyer dyert e Manastirit. “Bullduzheri nuk është përdorur për të thyer dyert e manastirit. Ato, siç shihet edhe në pamjet e transmetuara nga droni, janë thyer nga mjeti i blinduar që ka qenë në posedim të personave të armatosur”- ka thënë Elshani në deklaratë për Krypometër me datë 28/09/2023. Ekipi i Krypometrit më datë 28/09/2023 ka vizituar zonën e Banjskës dhe aty ka parë në terren se bullduzheri ishte përdorur për të larguar disa pengesa në rrugën e fshatit. Krypometri ka kontrolluar edhe në pamjet e transmetuara nga AssocietedPress të ngjarjeve në Manastirin e Banjskës. Në pamjet e transmetuara në sekondën e 57 shihet mjeti i blinduar i cili është në posedim të grupit të armatosur duke thyer dyert e manastirit. Edhe më 24 shtator 2023, Manastiri i Deçanit ka dalë me një deklaratë urgjente dhe disa pamje duke deklaruar se një grup individësh të armatosur dhe të maskuar kanë thyer me forcë dhe me autoblinda dyert e Manastirit të Banjskës teksa ka dënuar ashpër vrasjen e një polici kosovar në orët e hershme të mëngjesit nga po ky grup i armatosur. Më 24 shtator 23 rreth orës 03:00 të mëngjesit, një polic me gradën rreshter u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me një grup terroristësh në Banjskë të Zveçanit. Policia e Kosovës konfiskoi një sasi të madhe të armatimit pasi terroristët ikën nga manastiri i Banjskës në Zveçan. Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hyn edhe terrorizmi si vepër penale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software