Rrena se në Mitrovicë ka filluar lufta
Deklarata
“Nisin krimsat e para ne veri të Mitorvicës sapo u bë luftë”
Vlerësimi
Rrenë
Përshkimi i videos “Nisin krimsat e para ne veri të Mitorvicës sapo u bë luftë” është i rremë. Në fund të vitit 2022, kishte tensione në katër komunat me shumicë serbe, për shkak se serbet kishin refuzuar t’i ndërronin targat ilegale. Përkundër shtimi të forcave të policisë dhe vendosjes së barrikadave, në Mitrovicë nuk kishte luftime e as luftë.
Artikulli
Më 11 dhjetor 2022 një llogari në rrjetin social TikTok një video te ekipe te policisë ku me përshkrim “Nisin krimsat e para ne veri të Mitorvicës sapo u bë luftë”.
Në pamje shihen ekipe të policisë dhe njësive speciale të Kosovës në makina, të armatosur. Derisa, në sfondë dëgjohet një zhurmë që nuk dihet nëse është prej vendit të ngjarjes.
Kjo video ka marr 123 shpërndarje dhe mbiu 1,500 reagime.
Gjatë muajit nëntor dhe dhjetor të vitit 2022, ishin shtuar tensionet në katër komunat me shumicë serbe, pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për shqiptim të gjonave ndaj qytetarëve që vozisin vetura me targa ilegale.
Përkundër shtimi të forcave të policisë dhe vendosjes së barrikadave, në Mitrovicë nuk kishte luftime e as luftë.