About: http://data.cimple.eu/claim-review/815298fd285f3c70a757da296a20460dd543201810a1527a0b9388ee     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Nxjerrja nga konteksti i fotografisë së Ardita Sinanit Deklarata Fjalet e Daut Haradinajt qe tha para 7 nate se Albin Kurti po keshillohet nga njerez te sherbimit serket serb, u vertetuan sot. Ardita Sinanin, keshilltare e Albin Kurtit e paska kogja mire me shefin e sherbimit sekret serbe (BIA) Aleksander Vulinin Vlerësimi Me kos Postimi “Fjalet e Daut Haradinajt qe tha para 7 nate se Albin Kurti po keshillohet nga njerez te sherbimit serket serb, u vertetuan sot. Ardita Sinanin, keshilltare e Albin Kurtit e paska kogja mire me shefin e sherbimit sekret serbe (BIA) Aleksander Vulinin” është i rremë. Daut Haradinaj, në fjalën e tij nuk e ka përmendur ish-kryetaren e komunës së Preshevës, Ardita Sinani. Krypometri e ka verifikuar se fotografia është shkëputur dhe shpërndarë për qëllime propaganduese nga faqja dhe se e njëjta i përket vitit 2017, gjatë shënimit të dy vjetorit të funksionimit të kampit të refugjatëve në Preshevë. Artikulli Më 21 qershor 2023, faqja e Facebook-ut, Prishtina (arkiva) ka publikuar një fotografi në të cilën shihet Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit Albin Kurti dhe Aleksandar Vulin, ish- ministër i Mbrojtjes i Serbisë. Në përshkrim të postimit thuhet “Fjalet e Daut Haradinajt qe tha para 7 nate se Albin Kurti po keshillohet nga njerez te sherbimit serket serb, u vertetuan sot. Ardita Sinanin, keshilltare e Albin Kurtit e paska kogja mire me shefin e sherbimit sekret serbe (BIA) Aleksander Vulinin”. Krypometri fillimisht ka kontrolluar vërtetësinë e fotografisë. Pas kërkimit në internet, ka gjetur se fotografia është publikuar në qershor të vitit 2017, në kohën kur Vulin ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale e Ardita Sinani ishte kryetare e Komunës së Preshevës. Për të sqaruar rrethanat e fotografisë, Krypometri ka kontaktuar me këshilltaren politike të Kurtit, Ardita Sinani. Sinani thekson se fotoja është shkëputur dhe shpërndarë për qëllime propaganduese nga faqja dhe se e njëjta i përket vitit 2017, gjatë shënimit të dy vjetorit të funksionimit të kampit të refugjatëve në Preshevë. “Aty unë kam qenë e ftuar nga Komisariati i Lartë për Refugjatë në cilësinë e kryetares së komunës, pasi që asokohe Presheva nga ata ishte zgjedhur si komuna që i trajtoi më së miri migrantët në Rutën e Ballkanit. Në atë solemnitet, përpos pushtetit lokal, delegacionin e të cilin e kam kryesuar unë si kryetare e komunës, kanë qenë të pranishëm edhe Karla Hershi, koordinatore UN për Serbi, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Japonisë, Gjermanisë, Norvegjisë, BE-së si dhe ministritë nga qeveria e Serbisë që kanë ndihmuar këtë qendër pranuese të migrantëve”- ka thënë ajo. Sinani konfirmon se në atë kohë, Vulin ka qenë ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe jo shef i BIA-s siç është pretenduar nga faqja e Facebook-ut. “Në atë kohë Vulin ishte ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale. Jo shef i BIA-s siç është munduar të paraqesë në mënyrë propaganduese kjo faqe në Facebook. Andaj, unë u hedh kategorikisht poshtë këtë një pretendim të tillë i cili qëllim ka dezinformimin e opinionin publik dhe dëmtimin e reputacionit tim dhe kryeministrit Kurti”- është shprehur ajo. Në shtator të vitit 2022, kryeministri Kurti kishte emëruar ish-kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, këshilltare politike për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc. Ndërkaq, më 10 maj 2021, Sinani ishte zgjedhur kryetare e Komunës së Preshevës, e cila u shkarkua një vit pasi mori detyrën.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software