About: http://data.cimple.eu/claim-review/819b6f9ac23675cbe1e1ae08c77b804c49d3aa8bdef48c6c2f52e201     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Postimi i rremë për deputetin Eman Rrahmani Deklarata 8000 Euro të shkoni në Qabe! Ama, për “terroristët” e Vetëvendosjes për xhep t’vetin është pak dhe, çmimi për në Qabe duhet me shku deri 20 mijë euro! Kush si ka ua paguan Albin Kurti dhe pushteti i tij në Kosovë udhëhiqet me mesazhin, Elhamdulilah, e rahmani e rahimëS’ka gjë nga kjo mbetje me pushtet aziatiko-erdoganiste Vlerësimi Rrenë Postimi “8000 Euro të shkoni në Qabe” dhe “Kush si ka ua paguan Albin Kurti” është i rremë. Edhe fotografia e përdorur në këtë postim është e manipuluar, pasi në fotografinë reale, deputeti Eman Rrahmani nuk ka çantë në dorë. Deputeti Eman Rrahmani ka thënë se koston për shkuarjen në Haxh e ka mbuluar nga kursimet e familjes së tij. Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka thënë se partia nuk i mbulon kostot për shkuarje të deputetëve në Haxh. Çmimi për shkuarjen në Haxh nga Kosova sivjet ishte 6,300 euro, e jo 8,000 euro si është thënë në këtë postim. Artikulli Më 29.04.2024, faqja në Facebook me emer “Maqedonia Shqiptare” ka publikuar një fotografi të deputetit të Lëvzjes Vetëvendosje, Eman Rrahmani (arkiva) me mbishkriimin: “8000 Euro të shkoni në Qabe! Ama, për “terroristët” e Vetëvendosjes për xhep t’vetin është pak dhe, çmimi për në Qabe duhet me shku deri 20 mijë euro! Kush si ka ua paguan Albin Kurti dhe pushteti i tij në Kosovë udhëhiqet me mesazhin, Elhamdulilah, e rahmani e rahimëS’ka gjë nga kjo mbetje me pushtet aziatiko-erdoganiste”. Krypometër, përmes kërkimeve në Google Lens, ka gjetur se fotografia origjinale është postuar nga deputeti Eman Rrahmani më 09.07.2022 në rrjetin e tij social. Në fotografinë reale, deputeti nuk ka çantë në dorë, si paraqitet në publikimin e faqes “Maqedonia Shqiptare”. Faqja me emer “Maqedonia Shqiptare” në postim ka pretenduar se deputetit Eman Rrahmani, kryerjen e ritualit të Haxhit, ia ka paguar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvzjes Vetëvendosje. Për të verifikuar këtë, Krypometër ka kontaktuar me deputetin Eman Rrahmani, i cili ka thënë se një pretendim i tillë është i rremë. “Lajm i pa vërtetë, Haxhi është paguar nga kursimet e mia familjare për shumë vite. Madje lajmi i pavërtetë në secilin rresht dhe me përmbajtje fyese, nxitëse e urrejtje”- tha Rrahmani. Krypometri ka kontaktuar edhe me zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Maxhuka i cili ka demantuar se kjo parti ua paguan Haxhin deputetëve dhe anëtarëve të saj. Në përshkrimin e fotografisisë së shpërndarë nga faqja në facebook “Maqedonia Shqiptare” thuhet se “8000 Euro të shkoni në Qabe”. Bashkësia Islame e Kosovës më 23.03.2023 kishte njoftuar se çmimi për shkuarjen në Haxh nga Kosova ishte 6 mijë e 350 euro për një person. Kryerja e ritualit të Haxhit është shtylla e pestë e Fesë Islame. Haxhi zhvillohet çdo vit në të njëjtën periudhë – gjatë muajit Dhul Hixhe, muaji i dymbëdhjetë në kalendarin islamik. Besimtarët myslimanë gjatë kryerjes së Haxhit vizitojnë vendet e shenjta në Arabinë Saudite.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software