About: http://data.cimple.eu/claim-review/825b01fca93ba2073574e5cafbdf9afa7991deca2bbc88261be66887     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Alarmi i rremë për rrezikun e konsumimit të xhenxhefilit Deklarata Nëse ke këtë problem shëndetësor KURRË nuk duhet të konsumosh xhenxhefil Vlerësimi Me kos Titulli “Nëse ke këtë problem shëndetësor KURRË nuk duhet të konsumosh xhenxhefil” nuk është i bazuar në fakte. Në këtë artikull nuk janë ofruar fakte që e thonë se xhenxhefili kurrë nuk duhet konsumuar. Endokrinologët thonë se pacientët diabetik duhet të konsutlohen me profesionistë para se të vendosin se çfarë ilaçe të përdorin apo çfarë ushqime tē hanē. Nutricisti Agron Rexhepi thotë se sasi të moderuara të disa prej produkteve, siç është xhenxhefili, nuk shkaktojnë dëme në shëndet. Artikulli Më 25.04.2024, faqja në Facebook “Zëri Jonë” ka publikuar (arkiva) një artikull me titullin “Nëse ke këtë problem shëndetësor KURRË nuk duhet të konsumosh xhenxhefil” (arkiva). I njëjti artikull është publikuar edhe në faqet “Shtegu i dritës” (arkiva), “Zëri Jonë” (arkiva), “Online24Orë” (arkiva), “Alb Production” (arkiva), “Informohu Online” (arkiva) dhe “Lajme Ekskluzive” (arkiva). Teksti brenda artikullit nuk përputhet me titullin, pasi në titull thotë se nuk duhet konsumuar kurrë xhenxhefili nëse ke “këtë problem shëndetësor”, por teksti nuk tregon cilët persona nuk duhet të konsumojnë kurrë xhenxhefil. Në artikull thuhet se xhenxhefili mund të ndërveprojë keq me lloje të veçanta të ilaçeve. “Njerëzit diabetikë, ata që kanë hipertension dhe çrregullime të koagulimit duhet të tregojnë kujdes ndërsa përdorin xhenxhefil si kurë për sëmundje të tjera”- thuhet në artikull. Krypometri ka kontaktuar me doktorë të fushave të ndryshme për të verifikuar këto informacione. Endokrinologu Amir Rexhepi, i specializuar për trajtimin e diabetit, thotë se informacione të tilla mund të rrezikojnë shëndetin e pacientëve. “Çdo rekomandim që ka të bëjë me shëndetin e pacientëve, aq ma tepër kur bëhet fjalë për diabetin, duhet të merret vetëm përmes mjekut, konkretisht endokrinologut. Çdo informatë tjetër e cila është jashtë mjekut, ajo është informatë e pasigurt dhe potencialisht e rrezikshme”– tha Rexhepi pr KALLXO.com, i pyetur se a mund të jetë xhenxhefili i rrezikshëm aq sa duhet të mos përdoret kurrë. Ndërsa, mjeku familjar, Dr. Fevzi Sylejmani, thotë se pacientët nuk duhet të bazohen në këshillat që i marrin nga interneti, nga persona jo-kompetentë. Ai ka thënë se gjithmonë duhet të konsultohen mjekët dhe duhen lexuar recetat në paketime të barnave. “Mjeku mundet me të thanë mos me e hangër një ushqim, ose kur përdorë dy e më shumë tableta me pasë kujdes, që ndoshta me e shiku cila tabletë cilës ia shton efektin ose ia zvogëlon, sepse ka baza që nuk durohen mes vete”– tha Sylejmani. Ai tregoi se janë protokollet e veçanta që tregojnë se si trajtohet hipertensioni e diabeti, varësisht nga rrethanat e pacientit. “Hipertensioni varet çfarë është, në cilën moshë, me faktor rreziku apo pa faktor rreziku. Janë protokollet për trajtimin e hipertensionit dhe diabetit që shkruan decidivisht çka duhesh me bo edhe secili mjek i ka në ordinanca të veta”– tha ai. Këto protokolle, siç tha Dr. Fevzi Sylejmani janë të miratuara prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe janë lloj ligji që duhen zbatuar. Nutricisti Agron Rexhepi tha se xhenxhefili ndihmon në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe se mund ta rrisë veprimin e një ilaçi. “Janë disa kombinime që nuk shkojnë në sasi të madhe, por në sasi të moderuar nuk ka problem. Ai që ka problem me sheqer në vazhdimësi e kontrollon nivelin e sheqerit”– tha Rexhepi. Ai preferoi që pacientët të marrin mendime të dyta profesionale, e jo të bazohen vetëm në informacionet e publikuara në internet, sepse siç tha ai ka shumë dezinformata. “Interneti është oqean informatash, shumica janë dezinformata, veç për me fitu klikime”- ka thënë Rexhepi.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software