About: http://data.cimple.eu/claim-review/82811aa5087953123627e388d85fe48ca75c00416abfc1159b132c05     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Ilustrim Pretendimi për përdorimin e shegës kundër plakjes Deklarata Mjeku jep urdhër: Nëse jeni mbi 50 vjeç, duhet të hani 1 shegë çdo ditë, ja pse Vlerësimi Rrenë Postimi “Mjeku jep urdhër: Nëse jeni mbi 50 vjeç, duhet të hani 1 shegë çdo ditë, ja pse” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime profesionale se një urdhër i tillë nuk jepet nga mjekët, sidomos jo për trajtimin e sëmundjeve. Artikulli Më datë 27 nëntor 2023, faqja e Facebook-ut, ‘Artistet Shqiptar’,(arkiva), ka publikuar një artikull me titull, “Mjeku jep urdhër: Nëse jeni mbi 50 vjeç, duhet të hani 1 shegë çdo ditë, ja pse”. Lajmi i njëjtë është shpërndarë edhe nga ueb faqja e internetit, ‘kapelajmin.com’, (arkiva). Artikulli pretendon se mjekët japin urdhër për përdorimin e shegës nga persona mbi 50 vjeç. Krypometër ka kontaktuar me dy mjekë të mjekësisë së përgjithshme, për të verifikuar këtë pretendim. Dr. Mustafa Gashi, që është doktor në QKMF-në në Fushë Kosovë, ka thënë për Krypometër se ndonëse shega ka vlera ushqyese, kurrsesi mjekët nuk japin urdhër për përdorim. ”Vetëm mund të diskutohet rëndësia dhe nevoja e ushqimit të pasur edhe me pemë e perime. Kurrsesi të urdhërohet. Shumica e frutave ndihmojnë në eliminimin e radikaleve të lira dhe forcojnë imunitetin. Por s’ka asnjë të veçantë.”- thuhet në përgjigjen e Gashit më datë 28/11/2023. Pothuajse njësoj është përgjigjur edhe doktori në QKMF-në në Lipjan, Dr. Krenar Berisha. “Shega ka disa substanca ngjashëm me arrën dhe manaferën por, asesi nuk japim urdhër për përdorim, pos ujit, që e dimë të gjithë”- tha për Krypometër Dr. Berisha. Drejtori i QKMF-së në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani, ka thënë për Krypoetër se asnjëherë mjekët nuk japin urdhër. “Kush janë këta mjekë? Mund të merret si suplement, por për mjekësi të bazuar në evidenca nuk bëhet fjalë. Hulumtime mund të kryhen nga institucione të ndryshme por, që kjo s’është evidencë bazë. Mjekët asnjëherë nuk japin urdhër.”- thuhet në përgjigjen e Sylejmanit të datës 28/11/2023.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software