About: http://data.cimple.eu/claim-review/82d653e5de7445bce212abff072146756f161ac3cca5e78819f1aa2f     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Përdorimi i llogos se Qeverisë së Kosovës nga faqe fiktive Deklarata Mësimi falas i anglishtes është këtu!👇👇Klikoni më poshtë tani dhe zgjidhni të merrni shpërblimet tuaja! Vlerësimi Rrenë Postimi “Mësimi falas i anglishtes është këtu!👇👇Klikoni më poshtë tani dhe zgjidhni të merrni shpërblimet tuaja!” është i rremë. Domeni i faqes që e ka publikuar këtë njoftim është krijuar në ditën e publikimit e kësaj shpalljeje. Kjo faqe e ka përdorë llogon dhe emrin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, të cilët e kanë mohuar që janë mbrapa këtij postimi. Në faqen zyrtare të Qeverisë së Republikës së Kosovës nuk ka asnjë njoftim të publikuar për kurse të gjuhës angleze. Artikulli Më 18.06.2024, faqja në Facebook ‘Professional service 02’ (arkiva) ka publikuar një artikull me titull “Mësimi falas i anglishtes është këtu!👇👇Klikoni më poshtë tani dhe zgjidhni të merrni shpërblimet tuaja!”. Në këtë artikull është llogoja e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe në të njëjtën infografikë shkruan “Qeveria e Kosovës”. Aty shkruan gjithashtu se “Duke filluar nga qershori 2024, personat e moshës 18 deri në 65 vjeç do të mund të ndjekin kurse falas për të mësuar anglisht, të marrin një tabletë flas dhe të marrin një certifikatë brenda 4 javësh”. Krypometër fillimisht ka gjetur se profili zyrtar në Facebook është “Qeveria e Republikës së Kosovës” dhe nuk është vetëm “Qeveria e Kosovës” si është në postimin e bërë në faqen ‘Professional service 02’ (arkiva). Kur klikon në linkun e vendosur në ‘online-6courses.xyz’ (arkiva), faqja që hapet nuk ka asnjë ndërlidhje me faqet zyrtare të institucioneve të Republikës së Kosovës. Krypometër ka kërkuar domenin e faqes në internet dhe ka gjetur se është regjistruar në ditën kur është publikuar artikulli në Facebook, pra më 18.06.2024 (arkiva). Ueb-faqja e Qeverisë së Kosovës është https://kryeministri.rks-gov.net/ ndërsa aty nuk ka asnjë njoftim se ata kanë në menaxhim edhe faqen e internetit ‘online-6courses.xyz’, e cila e ka publiku këtë njoftim. Krypometër ka kontrolluar nëse në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, është publikuar ndonjë njoftim për ndonjë kurs të tillë, por nuk ka gjetur ndonjë thirrje/shpallje për kurse falas. Krypometri ka kontaktuar me zëdhënësin e Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu për të kuptuar nëse ky institucion ka bërë ndonjë lajmërim të tillë apo ofron kurse falas. Ai ka thënë se qeveria e Kosovës nuk ka bërë asnjë njoftim për kurse falas dhe se postimi i bërë në emër të qeverisë është i rremë, me qëllim të mashtrimit të qytetarëve. “Kjo është dezinformatë”- ka thënë Kryeziu. Para disa ditës, Krypometri ka verifikuar edhe dy lajme të tilla, të cilat janë publikuar në emër të Ministrisë së Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit. Për të dyja MASHTI, ka konfirmuar për Krypometrin se ata nuk kanë të bëjnë asgjë me këto lajme.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software