About: http://data.cimple.eu/claim-review/82e96b6f28ed47524a379ab303796e2235deaa03dc4ca909ce96f50e     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Policët janë liruar nga Gjykata e Kraljevës Deklarata Si i liroi Vuçiq 3 policët kosovarë duke ua konfirmuar aktakuzën Vlerësimi Pjesërisht e vërtetë Titulli i artikullit “Si i liroi Vuçiq 3 policët kosovarë duke ua konfirmuar aktakuzën” është pjesërisht i rremë. Tre policët kosovar të burgossur në Serbi nuk janë liruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, por janë liruar nga Gjykata e Lartë e Kraljevës. Sipas njoftimit të kësaj gjykate, ndonëse është ndërprerë paraburgimi, procesi ndaj tyre do të vazhdojë pasi iu është konfirmuar aktakuza për armëmbajtje pa leje, por është hedhur poshtë propozimi i Prokurorisë që të akuzohen edhe për terrorizëm. Artikulli Më 26 qershor 2023 faqja Kosova-sot.info publikoi një shkrim me titull “Si i liroi Vuçiq 3 policët kosovarë duke ua konfirmuar aktakuzën”. Brenda shkrimit thuhet se “të hënën, pas një presioni të madh ndërkombëtar, Vuçiq urdhëroi që ata të lirohen. Por, Gjykata në Kralevë u kujdes që të mos i shfajësojë ata. Ua konfirmoi aktakuzën dhe ua ndërpreu paraburgimin”. Në artikull nuk është paraqitur asnjë dëshmi që policët jane liruar me urdhër të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Tre policët e rrëmbyer kosovar nuk janë liruar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq. Në bazë të ligjit kushtetues së Serbisë (neni 112), Presidenti nuk ka kompetenca të bëjë arrestim apo lirim të të burogsurve, përpos rasteve që shkojnë me dekret, siç janë rastet e faljes së të burgosurve. Tre policët e rrëmbyer për dhjetë ditë ishin duke u mbajtur në paraburgim në Serbi nuk janë liruar me dekret të Presidentit të Serbisë, por janë liruar me vendim të Gjykatës së Kralevjës më 26 qershor 2023. Sipas njoftimit të kësaj gjykate, ndonëse është ndërprerë paraburgimi, procesi ndaj tyre do të vazhdojë pasi iu është konfirmuar aktakuza për armëmbajtje pa leje. “Pas zhvillimit të procedurës paraprake dhe ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria e Lartë Publike në Kraljevë kundër të dyshuarve B.S., R.Z. dhe S.M. për një veprën penale: prodhim, mbajtje, dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse trupi jogjykues i Gjykatës së Lartë në Kraljevë konfirmoi aktakuzën kundër të pandehurve të lartpërmendur dhe nxori vendimin me të cilin të pandehurve u ndërpreu paraburgimi” – thuhet në vendimin e Gjykatës.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software