Rrena për aksident me të vdekur
Deklarata
Αksident i tmerrshëm, vetura bie 27 metra poshtë rrugë – 1 i νdekur e 3 të Ιënduar
Vlerësimi
Rrenë
Lajmi i publikuar me 2 shkurt 2023 me titull “Αksident i tmerrshëm, vetura bie 27 metra poshtë rrugë – 1 i νdekur e 3 të Ιënduar” është i rremë. Në fillim të muajit shkurt nuk ka ndodhur ndonjë aksident i ngjashëm dhe me pasojat që janë dhënë në këtë lajm. Një aksident me një të vdekur dhe katër persona të lënduar në rrugën Prevallë-Shtërpcë ka ndodhur me 5 nëntor 2022.
Artikulli
Më 2 shkurt 2023 faqja “Kronika Sot” publikoi në Facebook një artikull me titull “Αksident i tmerrshëm, vetura bie 27 metra poshtë rrugë – 1 i νdekur e 3 të Ιënduar”.
I njëjti lajm është shpërndarë edhe në faqe tjera, si: Explorer Shqip, Rrotull.al, Info Ditore, Për Shqipërinë, Dardanët Sot.
Krypometri ka gjetur se nuk ka ndodhur ndonjë aksident i ngjashëm dhe me pasojat që janë dhënë në lajm në fillim të muajit shkurt 2022.
Lajmi që është publikuar me 2 shkurt 2023 është i vjetër, pasi aty flitet për një aksident që kishte ndodhur dy muaj më parë.
Më 5 nëntor 2022 një person vdiq dhe katër të tjerë u lënduan në një aksident që kishte ndodhur në orët e mbrëmjes në aksin rrugor Prevallë-Shtërpcë.
Në këtë aksident ishte përfshirë një automjet i udhëtarëve me targa të Maqedonisë së Veriut.