About: http://data.cimple.eu/claim-review/8422d11d383eaebc08f4bf860082b573c2f06e0257e12d8a404f0853     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Flamuri i Kosovës dhe ai i Shqipërisë - Foto: REL/Reuters A do të hapet kufiri Kosovë – Shqipëri më 1 janar? Deklarata Pandeli Majko: Në datën 1 janar fillon lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ramush Haradinaj: Do të ketë kamera, do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut më 19 shtator. Vlerësimi Hetimet vazhdojnë Hapja e kufirit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë shënon një hap të madh në forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve. Hapja e kufirit ndihmon në lehtësimin e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Premtimi është dhënë nga qeveritë e të dy vendeve. Krypometri do të shoh nëse hapja e kufirit në mes të dy vendeve do të ndodh me datën 1 janar, siç është premtuar. Artikulli Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko kanë deklaruar se hapja e kufirit Kosovë – Shqipëri do të bëhet natën e Vitit të Ri. Kryeministri Haradinaj ka deklaruar se me ndërrimin e viteve nuk do të ekzistojë më barriera fizike në kufirin Kosovë – Shqipëri. “E kemi biseduar me kryeministrin Edi Rama dhe me kolegë të tjerë, që diku në ndërrim të moteve të hapet kufiri. Shpresoj po. Përfundimisht. Do të ketë kamera, do të ketë një monitorim, por nuk do të ketë barrikadë fizike, jo prezencë fizike të kontrollit”, ka thënë Haradinaj në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut më 19 shtator. Edhe ministri i Diasporës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka thënë në Skenderaj më 1 gusht, në ‘Ditën e Diasporës’ se kufiri Shqipëri – Kosovë do të hapet më 1 janar të vitit 2019. “Duhet me hapë kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës. Kryeministri më tha që e kanë marrë vendimin. Në datën 1 janar fillon lëvizja e lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës”, ka deklaruar Majko para qytetarëve në Skenderaj. Një ditë më vonë, kundër kësaj deklarate kishte reaguar deputeti i Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, Igor Simiq. Igor Simiq e ka kundërshtuar deklaratën e Majkos, e ka quajtur papërgjegjësi dhe se kjo rrezikon paqen në rajon, kishte shkruar Tanjug.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software