About: http://data.cimple.eu/claim-review/85fb139ad43193f4ec4d359b586a665078857e55bdc6922b2621a6fb     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena e Kryetarit të Deçanit për Zjarrfikësit Deklarata Selmanaj: “Në momentin kur mbikëqyrja e pranon (objektin), normal që zjarrfikësit duhet me kalu në objektin e ri”. Vlerësimi Rrenë Ky premtim i kryetarit të Deçanit, Rasim Selmanaj vlerësohet rrenë, pasi objekti i ri i ndërtuar për zjarrfikësit në këtë komunë vazhdon të jetë bosh. Zjarrfikësit ende nuk janë vendosur në objekti e ri, përkundër pranimit teknik nga komisioni komunal. Artikulli Komuna e Deçanit në vitin 2013 kishte nisur ndërtimin e objektit të ri për zjarrfikësit për të cilin janë investuar 172 mijë euro. Por, finalizimi i punimeve ishte zvarritur, pasi komisioni mbikëqyrës i projektit kishte bërë vërejtje në punët që ishin bërë aty. Në kohën kur po bëhej zvarritja e finalizimit të ndërtimeve, kryetari i Komunës së Deçanit, Rasim Selmanaj kishte premtuar se me t’u pranuar teknikisht objekti, zjarrfikësit do të kalojnë në objektin e ri. Premtimi për largimin e zjarrfikëseve nga qendra e Deçanit, Selmanaj e kishte dhënë në emisionin televiziv “Jeta në Kosovë” të moderuar nga Jeta Xharra. “…Ka pasur probleme mes kompanisë edhe mbikëqyrjes, shumica e vërejtjeve për punime jo të mira janë evituar, tash ne po e presim raportin final të komisionit mbikëqyrës dhe momentin kur mbikëqyrja e pranon normal që zjarrfikësit duhet me kalu në objektin e ri”, pati thënë Selmanaj në shkurt të vitit të kaluar në emisionin “Jeta në Komunë”. Por, kjo deklaratë del se është rrenë, bazuar në kriteret e vlerësimit të deklaratave nga krypometri. I kontaktuar nga KALLXO.com, Drejtori për mbrojtje dhe shpëtim, Izet Zenuni tha së komisioni ka bërë pranimin e teknik të objekti të zjarrfikësve. Ai tha se përkundër pranimit teknik zjarrfikësit ende nuk kanë hyrë në objektin e ri. “Zjarrfikësit ende nuk kanë kaluar në objektin e ri. E di që pranimi teknik është bërë dhe ka mbetur që pasi të ndahet buxheti të mobilohet tërësisht objekti i zjarrfikësve. Besojë deri në mars do përfundoj gjithçka,” tha drejtori për mbrojtje dhe shpëtim në Komunën e Deçanit, Izet Zenuni. KALLXO.com në tetor të vitit 2015 kishte raportuar për problemet e krijuara mes problemit komisionit vlerësues dhe kompanisë që ka ndërtuar objektin. http://kallxo.com/mosdakordimi-i-komisionit-me-kompanine-le-zjarrfikesit-pa-objekt-te-ri/ Atë kohë zyrtarët komunalë thanë se investimi prej 172 mijë eurove është pranë finalizimit. Mirëpo, objekti i zjarrfikësve ende mbetet i pashfrytëzuar, kurse njësiti i zjarrfikësve të Deçanit janë të vendosur në shtëpinë e kulturës që gjendet në të njëjtin oborr me Komunën e Deçanit.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 5 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software