schema:text
| - Titulli i rremë se presidenti Vuçiq është pro dialogut me Kosovën për njohje
Deklarata
EKSKLUZIVE / Vucic Eshte Pro Dialogut Me Kosoven Per Njohjen E Shtetit Te Kosoves
Vlerësimi
Rrenë
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në seancën e Kuvendit të Serbisë kushtuar dialogut me Kosovën nuk ka deklaruar se është “Pro Dialogut Me Kosoven Per Njohjen E Shtetit Te Kosoves”. Ky titull është i rremë. Vuçiq ka thënë se “Serbia në asnjë mënyrë nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës”. Ai poashtu ka thënë se është për dialog, por nuk e ka cekë për dialog për njohjen e Kosovës.
Artikulli
Në faqen e internetit “a.news29media.com” është publikuar me datën 13 shtator 2022 një informacion me titullin “EKSKLUZIVE / Vucic Eshte Pro Dialogut Me Kosoven Per Njohjen E Shtetit Te Kosoves”.
Kjo përmbajtje është shpërndarë në gjashtë faqe të Facebook-ut me datën 14 shtator 2022: Gazeta Rozë, Kosova Press, Artistet Shqiptare, Lajme Online, Lexo.net dhe në Shëndeti.al.
Ndonëse në titull thuhet se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është shprehur pro dialogut me Kosovën për njohjen e shtetit kosovar, në përmbajtje është thënë e kundërta. Lajmi brenda i referohet seancës së Kuvendit serb të mbajtur me datën 13 shtator 2022.
Madje kjo nuk është as “ekskluzive” pasi titulli nuk është i saktë dhe për çështjen e njohjes, presidenti serb është deklaruar në vazhdimësi.
Më datën 13 shtator 2022, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, në seancën kushtuar dialogut me Kosovën, tha se “Serbia në asnjë mënyrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës”.
|