About: http://data.cimple.eu/claim-review/863a22cb37355f4215f26702313b7297df4c8c5fc01c78d26bddd584     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Rrena e Haskukës për barazi gjinore në drejtoritë komunale Deklarata Nga 13 drejtori do t’i reduktojmë në 10, pesë prej tyre do të udhëhiqen prej grave Vlerësimi Rrenë e kryptë Haskuka është larg realizimit të premtimit për emërimin e grave në krye të drejtorive. Aktualisht, nga trembëdhjetë drejtori sa janë në këtë komunë, vetëm dy udhëhiqen nga gratë. Artikulli Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ende është larg realizimit të premtimit për emërimin e grave në krye të drejtorive. I pari i Prizrenit pati premtuar që 50 për qind e drejtorive në mandatin e tij do të udhëhiqeshin nga gratë. “Nga 13 drejtori do t’i reduktojmë në 10, pesë prej tyre do të udhëhiqen prej grave”, pati theksuar kandidati i VV-së, Mytaher Haskuka. Haskuka nuk e ka ulur numrin e drejtorive në këtë komunë. Aktualisht, nga trembëdhjetë drejtori sa janë në këtë komunë, vetëm dy udhëhiqen nga gratë. Sevil Kazaz udhëheqë Drejtorinë e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik që nga fillimi i mandatit në 2017-ën. Xhemile Thaçi Vezgishi që nga dje ka marrë timonin e Drejtorisë së Arsimit në Prizren pas shkarkimit të Gani Gërmizaj nga posti i drejtorit, pasi ai dyshohej për parregullsi në themelimin e komisioneve për konkurse të hapura pranë drejtorisë së Arsimit në Prizren. Para Gërmizajt, Drejtoria e Arsimit në këtë komunë ishte udhëhequr nga Skënder Susuri, deri në muajin maj të këtij viti. Susuri ishte larguar nga kjo drejtori pas kërkesës së NISMA-s Socialdemokrate. Konkurset për mësimdhënës, konkursi i përsëritur për drejtorë të shkollave, akuzat e shumta për punësime familjare a partiake, kanë qenë sfidat që i kanë shoqëruar drejtorët e Nismas. Kjo ka bërë që Haskuka të emërojë në krye të kësaj drejtorie një kandidate apartiake grua. Flaka Siqeca ka udhëhequr Drejtoria e Shëndetësisë por ajo është liruar nga detyra në Komunë deri në përfundim të studimeve post diplomike në Mbretërinë e Bashkuar. Drejtoria e Shëndetësisë pas lirimit nga detyra të Flaka Siqecës, udhëhiqet nga Visar Shehu, i cili kishte qenë këshilltar i Mytaher Haskukës për çështje ekonomike dhe financiare, që nga fillimi i mandatit. Emërimi i Visar Shehut në Drejtorinë e Shëndetësisë kishte bërë që dymbëdhjetë drejtori të Komunës së Prizrenit të udhëhiqen nga burrat, deri në emërimin e Xhemile Thaçi Vezgishi. Drejtori për Financa në komunën e Prizrenit, Ertan Simitçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij pasi është vënë në akuzë nga Prokuroria për keqpërdorim të detyrës dhe ende nuk dihet nëse kjo drejtori do të udhëhiqet nga ndonjë burrë apo grua.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 3 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software