schema:text
| - Demanti nga Arbana Xharra: Nuk kam bërë asnjë deklarim rreth Halil Kastratit
Deklarata
Arbana Xharra: ‘Ne Nje Shtet Demokratik Çifti Halil Kastratit Duhesh te Te Ishte Ne Burg, Por Per Fat Te Keq Eshte Hero
Vlerësimi
Rrenë
Titulli i artikullit “Arbana Xharra: ‘Ne Nje Shtet Demokratik Çifti Halil Kastratit Duhesh te Te Ishte Ne Burg, Por Per Fat Te Keq Eshte Hero’” është i rremë. Në artikull në asnjë vend nuk citohet ndonjë deklaratë e Xharrës rreth Halil Kastratit. Edhe përmbajtja e artikullit është e rreme dhe ka gjuhë fyese. Arbana Xharra ka thënë se nuk ka dhënë deklarata të tilla.
Artikulli
Disa media online kanë shpërndarë përmbajtjen me titull “Arbana Xharra: ‘Ne Nje Shtet Demokratik Çifti Halil Kastratit Duheshte Te Ishte Ne Burg, Por Per Fat Te Keq Eshte Hero’”.
Lajmi i shpërndarë me këtë titull në mediat Guximi.info, Lexo dhe Gazeta Kombëtare është i rremë.
Titulli i këtij lajmi nuk ka asnjë ndërlidhje me përmbajtjen e tekstit. Në artikull në asnjë vend nuk citohet ndonjë deklaratë e ish-gazetares Xharra rreth Halil Kastratit. Pra, titulli i këtij teksti është i rremë dhe rrjedhimisht i është mveshë Arbana Xharrës një deklaratë që ajo nuk e ka bërë fare.
Tutje edhe artikulli i këtij teksti është i rremë dhe ka cilësime fyese ndaj Xharrës por edhe gjoja që ajo ka dhënë cilësime të tilla për hoxhallarët.
Në shkrimin e publikuar pretendohet se Xharra i ka quajtur hoxhallarët shqiptarë “fëlliqësira”. Ndërsa, gazetarja në brendi të tekstit është etiketuar si “islamofobe”.
Në një prononcim për KALLXO.com, ish-gazetarja Arbana Xharra ka thënë se deklarata e përdorur në këtë lajm janë të rreme dhe të fabrikuara. Ajo ka sqaruar se nuk ka dhënë deklarata rreth fesë e as personave të caktuar, porse në të kaluarën ka bërë hulumtime për ekstremizëm dhe për ndërtimin e disa xhamive.
“Kjo fushatë ka nisur prej që kam nis hulumtimet në Kosovë për ndërtimin e xhamive ilegale, atyre me prejardhje e të cilave nuk dihet apo edhe të financimeve të Turqisë”, ka thënë Xharra.
Xharra ka qenë gazetare hulumtuese për shumë vite, ndërsa në vitin 2017 kishte hyrë në politikë dhe për një kohë të shkurt ka qenë edhe këshilltare e Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli.
|