About: http://data.cimple.eu/claim-review/87d1971ad3dc775fe47d2a6faefad7d16c873157b9c438c0bfcea970     Goto   Sponge   NotDistinct   Permalink

An Entity of Type : schema:ClaimReview, within Data Space : data.cimple.eu associated with source document(s)

AttributesValues
rdf:type
http://data.cimple...lizedReviewRating
schema:url
schema:text
  • Titulli i rremë për pamje të vrasjes së një nga sulmuesit Deklarata Pamjet e vrasjes së njërit prej kriminelëve në Zveçan Vlerësimi Rrenë Publikimi “pamjet e vrasjes së njërit prej kriminelëve në Zveçan” është i pavërtetë. Krypometri ka verifikuar se artikulli është ilustruar me fotografi që shpërfaqin komunikime në mes të arrestuarve e jo skena të vrasjes dhe me një fotografi të një kufome e cila është shkrepur pas vrasjes. Artikulli Më 24 shtator 2023, portali Llapi.info publikoi një përmbajtje me titull “Pamje të vrasjes së njërit nga kriminelët sot në Zveçan”. I njëjti lajm u shpërnda edhe ne faqen e Facebook-ut, Llapi info. Titulli nuk është i saktë pasi në artikull nuk ka pamje të vrasjes së njërit nga sulmuesit ashtu siç pretendohet, por në përmbajtje faqja ka publikuar një fotografi pas ngjarjes ku shihet kufoma e njërit prej personave të vrarë në Banjskë. Fotografia ilustruese të cilën e promovon artikulli nuk është pamje e vrasjes por është skenë e marrë nga forografitë e publikuara nga Qeveria e Kosovës, të prezantuara gjatë konferencës së përbashkët për media të kryeministrit Albin Kurti me zëvendësdrejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Fehmi Hoti e ku janë shpërfaqur lëvizjet e personave të dyshimtë por jo skenat e vrasjes. Nga të dhënat zyrtare të publikuara nga Policia e Kosovës, tre pjesëtarë të grupit sulmues janë vrarë nga ballafaqimi me armë zjarri me forcat e rendit të Kosovës, mirëpo nuk është publikuar ndonjë fotografi nga PK-ja. Më 24 shtator 2023 rreth orës 03:00 të mëngjesit, një polic me gradën rreshter u vra dhe dy të tjerë u plagosën gjatë një shkëmbimi me armë zjarri me një grup terroristësh në Banjskë të Zveçanit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani të mërkurën para gazetarëve ka treguar se barrikadat në fshatin Banjskë kanë qenë në një urë dhe se aty është vrarë polici Afrim Bunjaku. “Në urë kanë qenë barrikadat, dhjetë metra në rrugë kryesore aty ku është vrarë edhe polici ynë. Mandej aty ka pasë një shkëmbim zjarri, kanë ardhë njësitet tjera dhe nga aty ka nisë, ndërsa njerëzit kanë qenë edhe veturat siç i keni pa nëpër video të cilat janë publiku nga ana jonë”- ka deklaruar Elshani. Policia e Kosovës konfiskoi një sasi të madhe të armatimit pasi terroristët ikën nga manastri i Banjskës në Zveçan, përderisa të mërkurën u hap rruga për qarkullim në atë zonë. Sipas informacioneve zyrtare, tre pjesëtarë të grupit sulmues janë vrarë nga ballafaqimi me armë zjarri me forcat e rendit të Kosovës dhe tre të tjerë, të arrestuar, të cilët tani gjenden në paraburgim. Prokuroria Speciale e Kosovës deklaroi se rasti po trajtohet si sulm ndaj rendit kushtetues, ku hyn edhe terrorizmi si vepër penale.
schema:mentions
schema:reviewRating
schema:author
schema:datePublished
schema:inLanguage
  • Albanian
schema:itemReviewed
Faceted Search & Find service v1.16.115 as of Oct 09 2023


Alternative Linked Data Documents: ODE     Content Formats:   [cxml] [csv]     RDF   [text] [turtle] [ld+json] [rdf+json] [rdf+xml]     ODATA   [atom+xml] [odata+json]     Microdata   [microdata+json] [html]    About   
This material is Open Knowledge   W3C Semantic Web Technology [RDF Data] Valid XHTML + RDFa
OpenLink Virtuoso version 07.20.3238 as of Jul 16 2024, on Linux (x86_64-pc-linux-musl), Single-Server Edition (126 GB total memory, 2 GB memory in use)
Data on this page belongs to its respective rights holders.
Virtuoso Faceted Browser Copyright © 2009-2025 OpenLink Software