schema:text
| - Ekzagjerimi rreth fjalimit të Kurtit para zyrtarëve të BE-ë
Deklarata
Këtë qe ja tha në sy Albini BE-së, asnjë politikan shqiptar nuk pati guxim
Vlerësimi
Me kos
Titulli i artikullit “Këtë qe ja tha në sy Albini BE-së, asnjë politikan shqiptar nuk pati guxim” nuk është mbeshtetur në fakte. Në artikull nuk është cituar asnjë burim dhe nuk është ofruar asnjë fakt që e mbështet konstatimin në titull. Një deklarim i bërë nga kryeministri Albin Kurti në qershor të vitit 2021 është paraqitur si lajm dhe deklarim që është bërë më 5 janar 2023.
Artikulli
Më 5 janar 2023 faqja e internetit BLICALB.com ka publikuar një artikull me titull: “Këtë qe ja tha në sy Albini BE-së, asnjë politikan shqiptar nuk pati guxim!”
Ky artikull është shpërndarë edhe në Facebook nga faqe si: Autochthonous Shqipe, Artistet Shqiptar, Albania Today.
Përkundër se titulli i këtij artikulli konstaton se ajo që iu tha BE-së nga Albin Kurti, nuk iu është thënë nga asnjë politikan, një gjë e tillë nuk mbështetet në vijim të tekstit brenda artikullit.
Kjo pasi që aty nuk ka asnjë të dhënë që politikanët tjerë shqiptarë nuk e kanë thënë një gjë të tillë.
“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se Bashkimi Europian, duhet të bëjë pjesën e saj duke mbajtur premtimet e dhëna lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke shtuar se e kupton zhgënjimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”- thuhet në artikullin e publikuar.
Ky lajm është paraqitur si lajm i ri në Facebook, për në fakt është i vjetër sepse lajmi është nga konferenca e Berlinit që ishte mbajtur në qershor të vitit 2021.
|